Lukaku dëmtohet, zbulohen ndeshjet që mund të humbasë

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Romelu Lukaku do të jetë një mungesë e sigurt në derbi për Interin. Kur kanë mbetur më pak se 5 ditë nga ndeshja me Milanin, tekniku zikaltër Simone Inzaghi ka marrë lajme të këqija nga infermieria.

Nga testet e fundit, u zbulua se sulmuesi belg ka pësuar një tendosje të muskujve në kofshën e majtë dhe nuk është në gjendje për të zbritur në fushë.

Siç raportojnë mediat italiane, përveç takimit me Cremonese të martën, belgu do të mungojë dhe në derbin me Milanin të shtunën, ndërsa rrezikon dhe takimin e parë në Ligën e Kampionëve, përballë Bayern Munchen.

Share This Article