Serena Williams nuk është gati të deklarojë se US Open do të jetë gara e saj e fundit.
Williams u përball me Danka Kovinic në raundin hapës të US Open të hënën mbrëma në atë që mund të ishte ndeshja e saj e fundit teke.
40-vjeçarja zbuloi se po ‘evoluonte’ nga tenisi në fillim të këtij muaji dhe pritej që US Open – ku fitoi titullin e saj të parë Grand Slam – do të ishte turneu i saj i fundit.
Tani, duket se Flushing Meadow mund të mos organizojë ndeshjen e fundit të 23-herë kampiones së Grand Slamit në teke pasi ajo këmbënguli se do të mbetej ‘e paqartë’ në planet e saj të daljes në pension.
E pyetur pas fitores së saj në raundin e parë të hënën mbrëma nëse ky do të jetë përfundimisht turneu i saj i fundit, Williams u përgjigj me një buzëqeshje të vetëdijshme: “Po, unë kam qenë mjaft e paqartë për këtë, apo jo?”.
Dhe më pas ajo shtoi: “Unë do të qëndroj e paqartë, sepse nuk e dini kurrë (çfarë ndodhë)”.
Williams kishte zbuluar se ajo po ‘evoluonte’ nga tenisi për t’u fokusuar në familjen dhe bizneset e saj në një intervistë me Vogue në fillim të këtij muaji.