Pavarësisht përpjekjeve të Jorge Mendes për të gjetur një ekip të ri për Cristiano Ronaldon , portugezi ende nuk është larguar nga Manchester United dhe gjithçka tregon se ai do të qëndrojë në Angli deri në fund të sezonit.
Njëri nga klubet që ka shprehur intersim është edhe Sporti i Lisbonës, ekip ku më parë ka luajtur portugezi, transmeton Klankosova.tv.
Siç raportohet nga Times , Ruben Amorim , trajner i Sporting Lisbonës , madje do të ishte gati të jepte dorëheqjen nëse klubi arrin të sjellë CR7 në Lisbonë.
Një situatë surreale, sidomos kur mendon se përfshin një lojtar që ka fituar pesë herë Topin e Artë dhe që ka treguar se është ende në gjendje të bëjë diferencën.