Njoftimet që mohojnë njohjen e dokumenteve kosovare janë postuar një ditë para fillimit të vendimit të ri dhe janë dygjuhëshe – të shkruara në serbisht dhe anglisht.
Që nga mëngjesi i sotëm, në të gjitha pikat doganore në vendkalimet kufitare, në vende të dukshme janë vendosur deklarata që shpjegojnë se lejimi i përdorimit të kartave të identitetit të lëshuara nga Prishtina bëhet ekskluzivisht për arsye praktike, për të mundësuar lirinë e lëvizjes dhe se kjo nuk mund të interpretohet si njohje e pavarësisë së Kosovës.
Tanjug, duke iu referuar portalit kosovo-online, shkruan se te këto njoftime gjithashtu theksohet që përdorimi i kartave të identitetit të lëshuara nga Prishtina nuk mund të interpretohet si pëlqim i Beogradit për devijimin nga Rezoluta 1244 e Këshillit të Sigurimit të OKB-së.