Cristiano Ronaldo merr më shumë se 2.4 milionë për një postim të sponsorizuar në Instagram.
Sipas Hopper Hq, ylli i futbollit është i pari në listën e të famshmëve që paguhen më së shumti në këtë rrjet social për vetëm një reklamë. E dyta është Kylie Jenne.
Ronaldo i cili luan për Manchester United, numëron më shumë se 478 milionë ndjekës në Instagram, duke qenë kështu personi më i ndjekur në këtë platformë.