Të hënën do të mblidhen në abacinë Westminister të Londrës personalitetet më të rëndësishëm në botë të politikës, financës artit dhe kulturës. Ata do t’i japin lamtumirën Mbretëreshës Elisabet. BBC-ja njofton se Putini është “non – grata” në këtë ngjarje të rëndësishmë për kombin britanik dhe nuk i është dërguar ftesë.
Britania do të mikpres të hënën liderët dhe njerëzit më të rëndësishëm në botë për t’i dhënë lamtumirën e fundit mbretëreshës Elisabeth.
Familjet mbretërore anekënd botës, lidera të fuqishëm politik, shefi i Shtëpisë së Bardhë dhe thuajse gjithë liderat evropianë, do të jenë pjesë e lamtumirës së mbretëreshës.
Kurora britanike përfshin edhe Commonwealthin, ndaj liderat e vendeve pjesëtare të këtij unioni do të jenë pjesëmarrës në Londër.
Në abacinë Westminister do të marrin pjesë rreth 2200 personalitete botërore të politikës, biznesit, artit dhe kulturës.
Londra do të kthehet në ditët në vijim vendi më i fortifikuar në botë, pasi do të zbresin në kryeqytetin anglez njerëzit më të rëndësishëm në botë.
Kina ka deklaruar se do të çojë në Britani një delagacion të nivelit të lartë për përfaqësim, teksa Irani do të përfaqësohet në nivel ambassadorial.
Sa i përket “non – gratave” në këtë ngjarje të rëndësishmë për kombin britanik, rrjeti BBC ka njoftuar se nuk ka asnjë ftesë për përfaqësues nga Rusia, Bjellorusia apo Mianmari.