ALB UK News

Menu
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • UK
  • Kina
  • Diaspora
  • Bota
  • Maqedonia
  • Sports
  • Show – Biz
    • Kulture
    • Technologji
    • Opinion
    • Shendetesi
    • Shqiperia
    • Popular
  • ALBUK.TV
  • Kontakto
    • Live TV & Studio Kontakt
    • Termat dhe Kushtet
    • Terms and Condition
  TRENDING
Festivali i Kompozitorëve luan 20 koncerte për 20 vjet 4 hours ago
SHBA-të do të riatdhesojnë të mbijetuarit e sulmit ndaj ‘nëndetëses që transportonte drogë’, thotë Trump 4 hours ago
Titujt e Gazetave në UK 4 hours ago
SHBA thotë se Hamasi po planifikon sulme të menjëhershme ndaj civilëve në Gaza 4 hours ago
Si një valixhe e vjetër zbuloi një pasuri të fshehur familjare, të humbur nën sundimin nazist 4 hours ago
Next
Prev
Home Albania

Shqipëri/ Dollari, tani “euro” e ri. Valuta amerikane kapërcen 120 lekëshin, tronditet tregu

albnews by albnews
26 September, 2022
in Albania
0
Shqipëri/ Dollari, tani “euro” e ri. Valuta amerikane kapërcen 120 lekëshin, tronditet tregu
  • Facebook
  • Share on X
  • LinkedIn
  • WhatsApp
  • Email
  • Copy Link

Kriza, shumë pasiguri dhe lëvizjet e bankave qendrore nëpër botë po shkaktojnë stuhi në tregun e këmbimit valutor. Forcimi i vazhdueshëm i dollarit e ka kthyer atë në “euron” e ri në vendin tonë.

Kursi zyrtar i Bankës së Shqipërisë e fikson valutën amerikane në kuotën e 120.12 lekëve, nivel që nuk shihej që prej vitit 2017, para krizës financiare botërore. Në harkun e një jave, rritja ka qenë e madhe me 3.2 pikë kundrejt lekut.

RelatedPosts

Hyn në fuqi Udhëzimi i ri për “Paketën e Maleve”, rregulla të detajuara për zonat prioritare të zhvillimit dhe roli i kryetarëve të bashkive

BE-ja mbështet Reformën Zgjedhore dhe Digjitale në Shqipëri, Gonzato: Themelore për integrimin e Shqipërisë në BE

700 mijë euro të padeklaruara, arrestohet shqiptari në kufirin Kroaci-Bosnje

Euro nga ana tjetër, po prek çdo ditë një fund të ri. Sot një euro këmbehet me 116.32 lekë. Fitorja e koalicionit të së djathtës ekstreme në Itali, frika nga recesioni dhe pasiguritë energjetike po i largon investitorët nga monedha e eurozonës.

Por braktisja dhe goditja më drastike është ajo që po pëson paundi britanik. Qeveria e re po planifikon shkurtime në taksa, në një kohë kur borxhi publik po bëhet më i kushtueshëm dhe inflacioni është në nivele rekord. Për rrjedhojë paundi ra në nivel historik kundrejt dollarit, ndërsa në vendin tonë u përkthye në një rënie me 4.7 pikë brenda ditës dhe sot këmbehet për 128.9 lekë, nga 133.6 lekë ditën e premte.

Një shkundje e tillë e tregut valutor do të japë efekte të mëdha në ekonominë tonë, që nga tendenca për t’iu larguar kursimeve në euro, te luhatjet e mëdha të kësteve të kredive në valutë dhe ulja e ndjeshme e fitimit për eksportuesit. Ndërsa përfitojnë ata që kanë një kredi në euro dhe të ardhura në lekë, tregtarët dhe shteti që pjesën më të madhe të borxhit të jashtëm e ka në euro.

Tags: lajme britanilajme shqiperi
albnews

albnews

Live ALBUK TV

Recent News

Festivali i Kompozitorëve luan 20 koncerte për 20 vjet

Festivali i Kompozitorëve luan 20 koncerte për 20 vjet

19 October, 2025
SHBA-të do të riatdhesojnë të mbijetuarit e sulmit ndaj ‘nëndetëses që transportonte drogë’, thotë Trump

SHBA-të do të riatdhesojnë të mbijetuarit e sulmit ndaj ‘nëndetëses që transportonte drogë’, thotë Trump

19 October, 2025
Titujt e Gazetave ne UK

Titujt e Gazetave në UK

19 October, 2025
SHBA thotë se Hamasi po planifikon sulme të menjëhershme ndaj civilëve në Gaza

SHBA thotë se Hamasi po planifikon sulme të menjëhershme ndaj civilëve në Gaza

19 October, 2025
Copyright © 2025 ALB UK News | Powered by ALB UK News
This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT
No Result
View All Result