Sonda Dart e NASA-s goditi Dimorphos, asteroidin e vogël me diametër 160 metra, për të devijuar trajektoren e tij, në eksperimentin e parë të mbrojtjes planetare, i projektuar për të mbrojtur Tokën nga asteroidët kërcënues në të ardhmen.
Ndërsa sonda iu afrua objektivit të saj, kamera e saj dërgoi imazhe gjithnjë e më të detajuara të sipërfaqes së trupit qiellor në Tokë, 13 milionë kilometra larg Tokës. Me çdo imazh emocioni rritej në Qendrën e Kontrollit të NASA-s, deri në duartrokitjet e mëdha që e përshëndetën.
“Ne po hyjmë në një epokë të re të njerëzimit, një epokë në të cilën ne potencialisht kemi aftësinë për të mbrojtur veten nga diçka, si një goditje e rrezikshme asteroidi,” tha Lori Glaze, drejtore e Divizionit të Shkencave Planetare të NASA-s. “Çfarë gjëje e mahnitshme. Ne kurrë nuk e kemi pasur këtë aftësi më parë.”