ALB UK News

Menu
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • UK
  • Kina
  • Diaspora
  • Bota
  • Maqedonia
  • Sports
  • Show – Biz
    • Kulture
    • Technologji
    • Opinion
    • Shendetesi
    • Shqiperia
    • Popular
  • ALBUK.TV
  • Kontakto
    • Live TV & Studio Kontakt
    • Termat dhe Kushtet
    • Terms and Condition
  TRENDING
FOTO/ Melania Trump merr gjithë vëmendjen me stilin e saj në Londër 8 hours ago
Marrëdhëniet Kosovë-SHBA, Osmani zhvillon bisedë telefonike me diplomatin amerikan Hanrahan 8 hours ago
Burri përplas makinën në zyrën e FBI-së në Pitsburg, autoritetet e konsiderojnë ‘akt terrori’ 13 hours ago
Me karrocë floriri dhe roje nderi, Trump pritet si “King” në Britani, takohet me Mbretin Charles 13 hours ago
Rockall, ishulli i vogël i pushtuar nga Britania për të penguar BRSS-në, një histori aneksimi, kundërshtish dhe aventurash 13 hours ago
Next
Prev
Home UK

Bllokohet marrëveshja për deportimin e shqiptarëve/ Britania: Vendi i tyre nuk është i sigurt

albnews by albnews
27 September, 2022
in UK
0
Bllokohet marrëveshja për deportimin e shqiptarëve/ Britania: Vendi i tyre nuk është i sigurt
  • Facebook
  • Share on X
  • LinkedIn
  • WhatsApp
  • Email
  • Copy Link

Zyra për Punët e Brendshme në Britani ka pranuar se nuk ka të drejtë të përshpejtojë dëbimin e azilkërkuesve shqiptarë pas mbërritjes së tyre në Britaninë e Madhe, një ndryshim ky i papritur në politikën britanike për emigrantët.

Ish-sekretarja e Brendshme, Priti Patel në gusht nënshkroi një marrëveshje me qeverinë shqiptare për të kthyer emigrantët që mbërrijnë ilegalisht në Britani. Sipas kësaj marrëveshjeje, Patel pretendoi se Mbretëria e Bashkuar mund t’i kthente më shpejt azilkërkuesit që hynë në Britani.

RelatedPosts

Të gjitha nderet që Mbreti i ka rezervuar Trump gjatë vizitës së tij shtetërore

FOTO/ Melania Trump merr gjithë vëmendjen me stilin e saj në Londër

Me karrocë floriri dhe roje nderi, Trump pritet si “King” në Britani, takohet me Mbretin Charles

“The Guardian” shkruan se departamenti ligjor i qeverisë ka konfirmuar se skema nuk do të zbatohet për shqiptarët që aplikojnë për azil në Mbretërinë e Bashkuar.

Avokatët e organizatave për refugjatët “Care4Calais” përmes një letre ligjore të dërguar Home Ofice konfirmuan se shumica dërrmuese e shqiptarëve që kërkojnë leje për të qëndruar në Mbretërinë e Bashkuar nuk do të preken nga marrëveshja.

Clare Moseley, themeluesja e Care4Calais, tha se qeveria britanike donte t’u mohonte shqiptarëve të drejtën për gjykim të drejtë për kërkesat për azil të bëra në Mbretërinë e Bashkuar.

“Sugjerimi ishte se kërkesat për azil të bëra nga shqiptarët janë të rreme. Në fakt, shifrat e fundit tregojnë se 53% e kërkesave shqiptare për azil pranohen nga Ministria e Brendshme, duke treguar se për shumë shqiptarë vendi i tyre nuk është një vend i sigurt për të jetuar.  Duke vepruar kështu, ata po pranojnë që njerëzit nga Shqipëria kanë të drejtë të bëjnë një kërkesë për azil. Kjo është një fitore për mirësjelljen njerëzore”, tha Moseley.

Home Office kishte pohuar se njerëzit nga Shqipëria që udhëtonin në Britaninë e Madhe me varka të vogla kishin udhëtuar nëpër vende të shumta për të bërë kërkesa të rreme për azil kur të mbërrinin. Ky pretendim u bë pasi shifrat zbuluan se 2,165 shqiptarë mbërritën në Angli me varka të vogla midis janarit dhe qershorit 2022, krahasuar me vetëm 23 të zbuluara në të njëjtën periudhë të një viti më parë.

Ndërsa Patel pas nënshkrimit të një marrëveshjeje kthimi me qeverinë tonë tha: Këta shtetas shqiptarë janë sjellë këtu ilegalisht nga rrjetet e organizuara kriminale që veprojnë nëpër vende të shumta të BE-së. Ata janë duke bërë përpjekje për të kërkuar azil në Mbretërinë e Bashkuar me shpresën se mund të qëndrojnë këtu.

Duncan Lewis Solicitors, që përfaqëson Care4Calais, e cila kundërshtoi pretendimin, i dërgoi një letër qeverisë duke kërkuar zbulimin e skemës së propozuar.

Në përgjigjen e saj, departamenti ligjor i qeverisë shkruante se marrëveshjet me qeverinë shqiptare “nuk zbatohen për azilkërkuesit”.
Letra konfirmoi gjithashtu se ata njerëz që mbërrijnë në MB me anije nuk mund të trajtohen si emigrantë të paligjshëm. “Ata nuk ‘hyjnë’, por ‘mbërrijnë’ dhe duhet të trajtohen si pasagjerë që vijnë”, thuhej në letër.

“Që nga nënshkrimi i marrëveshjes sonë të kthimit me Shqipërinë në vitin 2021, ne kemi larguar më shumë se 1000 shqiptarë, duke përfshirë disa që kaluan Kanalin ilegalisht për të ardhur në Mbretërinë e Bashkuar. Ata që kërkojnë të abuzojnë me sistemin tonë nuk duhet të kenë asnjë dyshim për vendosmërinë tonë për t’i larguar ata”, tha një zëdhënës i Home Office./Opinion.al

Tags: azil ne anglilajme britanilajme shqiperi
albnews

albnews

Live ALBUK TV

Recent News

FOTO/ Melania Trump merr gjithë vëmendjen me stilin e saj në Londër

FOTO/ Melania Trump merr gjithë vëmendjen me stilin e saj në Londër

17 September, 2025
Marrëdhëniet Kosovë-SHBA, Osmani zhvillon bisedë telefonike me diplomatin amerikan Hanrahan

Marrëdhëniet Kosovë-SHBA, Osmani zhvillon bisedë telefonike me diplomatin amerikan Hanrahan

17 September, 2025
Burri përplas makinën në zyrën e FBI-së në Pitsburg, autoritetet e konsiderojnë ‘akt terrori’

Burri përplas makinën në zyrën e FBI-së në Pitsburg, autoritetet e konsiderojnë ‘akt terrori’

17 September, 2025
Me karrocë floriri dhe roje nderi, Trump pritet si “King” në Britani, takohet me Mbretin Charles

Me karrocë floriri dhe roje nderi, Trump pritet si “King” në Britani, takohet me Mbretin Charles

17 September, 2025
Copyright © 2025 ALB UK News | Powered by ALB UK News
This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT
No Result
View All Result