ALB UK News

Menu
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • UK
  • Kina
  • Diaspora
  • Bota
  • Maqedonia
  • Sports
  • Show – Biz
    • Kulture
    • Technologji
    • Opinion
    • Shendetesi
    • Shqiperia
    • Popular
  • ALBUK.TV
  • Kontakto
    • Live TV & Studio Kontakt
    • Termat dhe Kushtet
    • Terms and Condition
  TRENDING
Aeroporti i Brukselit u kërkon linjave ajrore të anulojnë 50% të fluturimeve të së dielës 17 minutes ago
Tarifa e re amerikane për vizën H-1B, India paralajmëron për ‘pasoja humanitare’ 18 minutes ago
Aksident tragjik në Shkodër, humbin jetën baba e bir 21 minutes ago
Përgjigja e Rusisë ndaj Eurovisionit është më pak kitsch, më shumë Kremlin 23 minutes ago
Avionët luftarakë të RAF-it i bashkohen misionit të mbrojtjes ajrore të NATO-s mbi Poloni 26 minutes ago
Next
Prev
Home Kosova

Osmani: Idetë ruso-serbe dhe tregtia me territore merr fund me fitoren e LDK-së

albnews by albnews
29 September, 2019
in Kosova
0
Osmani: Idetë ruso-serbe dhe tregtia me territore merr fund me fitoren e LDK-së
  • Facebook
  • Share on X
  • LinkedIn
  • WhatsApp
  • Email
  • Copy Link

Kandidatja e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK) për kryeministre, Vjosa Osmani, tha të dielën se përkrahja qytetare që po merr projekti i saj qeverisës në gjithë Kosovës dhe prezenca e kaq shumë përkrahësve në Mitrovicë është dëshmia më e mirë se kush do të jetë kryeministrja e re e Kosovës.

“Prezenca juaj kaq e madhe tregon se Mitrovica ka vendosur kush do të jetë kryeministrja e Kosovës. Me përkrahjen tuaj dhe gjithë qytetarëve të Kosovës unë do ta udhëheqë me nderë dhe përkushtim qeverinë e re”, tha Osmani.

Ajo tha se Mitrovica ka përjetuar më shumë se çdokush tjetër në Kosovë. “Në Mitrovicë e kemi plagën e hapur. Do të kërkojnë besimin tuaj për ta mbyllur plagën e Mitrovicës. Unë do ta udhëheqë një qeveri me Mitrovicën dhe veriun e saj të pandashëm. Unë nuk do të ikë nga përgjegjësitë për ta mbrojtur Mitrovicë dhe veriun e vendit në bisedime”, pohoi Osmani.

RelatedPosts

Kongresisti Brian Mast dërgon amendament në Kongres, kërkon mbështetjen e SHBA-së për anëtarësimin e Kosovës në NATO

Vranë një civil shqiptar dhe keqtrajtuan 6 të tjerë, ‘Specialja’ në Prishtinë ‘kopsit’ dosjen ndaj 2 shtetasve serbë

Pezullimi i Dialogut Strategjik me SHBA, Kurti ia hedh fajin opozitës: Po e bëjnë të stërmadhe, kemi dallime për raportet me Serbinë

Ajo tha se idetë ruso-serbe për ndarje e Kosovës dhe logjika e tregtarëve të territoreve do të marrin fund me fitoren e LDK-së.

“Mitrovica dhe gjithë veriu do të mbetet brenda territorit të shtetit tonë. Një veri dhe Mitrovicë e zhvilluar. Mjaftë më Mitrovica është lënë në harresë. Mitrovicës do t’i kthehet nami dhe shkëlqimi që kishte dikur”, tha para përkrahësve të saj, nënkryetarja e LDK-së dhe kandidatja për kryeministre.

Ajo iu ka përkujtuar qytetarëve të Mitrovicës se kush ishin ata që iu dolën mbi urën e Ibrit dhe i penguan që të kthehen nëpër shtëpitë e tyre, ndërsa sot po garojnë për kryeministër.

“Ata po kërkojnë votën tuaj për ta ndarë veriun dhe Mitrovicën. Vetëm LDK-ja e mban Kosovën dhe Mitrovicën e bashkuar në gjithë kufijtë e saj”, pohoi Osmani, përcjell LDK-ja përmes një kumtese për media.

Sipas saj, këto zgjedhje janë referendum kundër krimit e korrupsionit, sepse ata që vijnë me parulla kundër korrupsionit, i njohim mirë mitrovicasit dhe i njohim gjatë.

Osmani i paralajmëroi qytetarët për konkurset mashtruese në Trepçë dhe ndërmarrje tjera, të cilat kanë për qëllim që të manipulojnë vullnetin e qytetarëve.

“Por asnjë mitrovicas dhe qytetar tjetër i Kosovës nuk e shet fatin e fëmijëve të tij”, ka thënë Osmani.

Nënkryetari i LDK-së, Lutfi Haziri, ka thënë se pushtetarët e deridjeshëm kanë rrënuar çdo urë bashkëpunimi dhe të tillët nuk do të tolerohen pas 6 tetorit.

“Mitrovica është e vërtetë që i ka dy kandidatura për kryeministër. Por tashmë dihet se Vjosa do të jetë kryeministre, e ai tjetri do të përfundojë në opozitë. Do të jetë një opozitë e vogël dhe do të qëndroj gjatë aty”, ka thënë Haziri.

Gjatë këtij tubimi elektoral ka folur edhe kryetari i Degës së LDK-së, Safet Kamberi, i cili ka thënë se Mitrovica nuk i duron më padrejtësitë.

“Këtyre ditëve keni parë shumë konkurse nëpër ndërmarrjet e kapura nga pushteti të cilat shfrytëzohen jo për zhvillim ekonomik por për rrënim. Kanë hapur konkurse në Trepçë, në Universitet, në KEK e kudo tjetër. Këta mashtrues nuk po lënë mjet pa përdor për të mbajtur pushtetin. E kanë të kotë sepse ky popull nuk i duron më. Pas 6 tetorit njerëzit e dijshëm dhe të pastër do të jenë në qeveri, ndërsa hajnat e matrapazët do të shkojnë në burg”, ka thënë Kamberi.

albnews

albnews

Live ALBUK TV

Recent News

Aeroporti i Brukselit u kërkon linjave ajrore të anulojnë 50% të fluturimeve të së dielës

Aeroporti i Brukselit u kërkon linjave ajrore të anulojnë 50% të fluturimeve të së dielës

21 September, 2025
Tarifa e re amerikane për vizën H-1B, India paralajmëron për ‘pasoja humanitare’

Tarifa e re amerikane për vizën H-1B, India paralajmëron për ‘pasoja humanitare’

21 September, 2025
Aksident tragjik në Shkodër, humbin jetën baba e bir

Aksident tragjik në Shkodër, humbin jetën baba e bir

21 September, 2025
Përgjigja e Rusisë ndaj Eurovisionit është më pak kitsch, më shumë Kremlin

Përgjigja e Rusisë ndaj Eurovisionit është më pak kitsch, më shumë Kremlin

21 September, 2025
Copyright © 2025 ALB UK News | Powered by ALB UK News
This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT
No Result
View All Result