Një tjetër tragjedi me emigrantë është regjistruar në brigjet greke mbrëmjen e së mërkurës pas mbytjes së varkës me të cilën udhëtonin.
Rojet bregdetare greke raportojnë se deri në këto momente kanë gjetur trupat e 15 personave, ndërkohë që vijojnë kërkimet për të tjerët pasi mendohet se në varka kanë qenë më shumë se 40 persona.
Mësohet se në rrezik ka qenë dhe një varkë tjetër në të cilën ndodheshin 95 persona nga të cilët janë lokalizuar 80 prej tyre.
Ngjarja ka ndodhur pranë ishullit të Lesbos dhe mendohet se ka qenë deti me dallgë ai që ka përmbysur varkat.