Një moment i veçantë i Presidentit Joe Biden ka befasuar amerikanët, gjatë vizitës së tij në Florida, ku pa nga afër dëmet e shkaktuara nga uragani Ian, më 5 tetor. Teksa bisedonte me Ray Murphy, kryebashkiakun e Fort Meyers Beach, Biden tha: “Askush nuk guxon të merret me një Biden”.
Konteksti mbetet i paqartë, por fjalia u shoqërua me një tjetër koment të Biden: “Nuk mund të debatosh me vëllezërit jashtë shtëpie”.
Me vonë, vetë Murphy shpjegoi në një intervistë për NBC: “Nuk i ishte drejtuar askujt. Ishte thjesht një bisedë mes dy burrave. Jemi të dy katolikë të devotshëm. Por të gjithëve u ndodh ndonjëherë t’u shpëtojë goja”.