Masakër e paimagjinueshme në Tajlandë, ish-polici vret 31 persona në çerdhe

albnews
By
1 Min Read

Të paktën 31 persona humbën jetën pasi një ish oficer policie hapi zjarr me një armë automatike në një çerdhe në Tajlandë.

Qindra forca policie kanë rrethuar zonën e Nong Bua Lamphu, ndërkohë që autori është larguar nga vendngjarja.

Sipas të dhënave paraprake, autori i këtij krimi të urryer sulmoi me armë dhe thikë fëmijët dhe prindërit e tyre në çerdhe, ndërkohë që motivet janë ende të paqarta.

Gjithashtu mësohet, se oficeri i policisë sapo ishte liruar nga detyra.

Policia po kërkon për një kamionçinë Toyota të bardhë me të cilën mendohet se është larguar autori.

Share This Article