Pep Guardiola ka zbuluar se çfarë do të bëjë Erling Haaland gjatë Kupës së Botës 2022 pasi ylli i Manchester City nuk do të jetë në Katar.
Norvegjia humbi një vend në Botërorin e ardhshëm pasi nuk arriti të kualifikohej nga Grupi G, duke përfunduar pas Holandës dhe Turqisë.
Kjo do të thotë se Haaland, i cili ka shënuar 19 gola në të gjitha garat këtë sezon, do të ketë një pushim dimëror pasi disa nga kombet e fuqishme konkurrojnë në Kupën e Botës.
22-vjeçari do të jetë në gjendje të rimbushet fizikisht dhe mendërisht me rifillimin e sezonit.
Dhe Guardiola ka zbuluar se sulmuesi i tij do të shkojë në pushime gjatë Kupës së Botës përpara se t’i bashkohet ekipit.
I pyetur se çfarë do të bëjë me Haaland këtë dimër, trajneri i Man City u përgjigj: “Pushime për një ose dy javë dhe më pas ne fillojmë përsëri me lojtarët që janë këtu”.
Haaland vazhdoi ecurinë e tij plot golashënues duke shënuar dy gola kundër Kopenhagës.
Dhe Guardiola vlerësoi ‘instinktin’ e lojtarit të tij kryesor në kuadrat mes formës së tij të jashtëzakonshme.
Spanjolli shtoi: “Ai ka një instinkt të jashtëzakonshëm, një sens të jashtëzakonshëm si sulmues, ai shkon një sekondë para se topi të arrijë”.
“Këta lloj lojtarësh, si mund t’i mësojë një trajner – është e pamundur. Ai është i natyrshëm”.
“Lidhja me Kevin (De Bruyne), Phil (Foden), Riyad (Mahrez), Jack (Grealis)]. Erling, kur ka topin, ai e di se çfarë pasimesh më pëlqejnë. Ai mund të përmirësojë çdo pjesë të lojës së tij. Të gjithë e dinë se mund të bëjë më mirë”.
“Pas Community Shield, njerëzit kishin shumë dyshime. Por, le të shohim vetëm nesër dhe ai duhet të fokusohet në këtë. Pastaj në fund të sezonit, ai mund të shikojë golat (që ka shënuar)”, ka shtuar më tej Guardiola.
Haaland, i cili ka 14 gola në Ligën Premier këtë sezon, do të kërkojë të shtojë numrin e tij mbresëlënës kur skuadra e tij të përballet me Southamptonin të shtunën (sot).