Jeta nuk është film, Tom Cruise merr truproje pasi ish-punonjësi e kërcënon me vdekje

albnews
By
2 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Në filmat e tij, ndër më të suksesshmi në Hollivud, ai triumfon gjithmonë kundër atyre që duan ta vrasin. Por jeta nuk është film. Kështu që Tom Cruise është detyruar të marrë një truproje pasi ka marrë disa kërcënime me vdekje.

Duke cituar një burim pranë aktorit amerikan, gazeta britanike “The Sun”, shkruan se ai dhe producenti i filmit “Mission: Impossible”, Christopher McQuarrie, janë kërcënuar disa herë nga një prej personave që ka punuar me ta si pjesë e stafit të filmit. Për pasojë, të dy kanë pajtuar truproja, në mënyrë që të shmangin surpriza të pakëndshme.

Sipas “The Sun”, personi i pushuar nga puna ishte producent i skenave të rrezikshme, nga ato që Cruise i realizon thuajse të gjitha vetë në filmat e tij. “Ata janë mësuar me shumë roje rreth e rrotull, por tani siguria është shtuar, pasi askush nuk dëshiron të rrezikojë”, citohet burimi nga “The Sun”.

Producenti është pushuar nga puna gjatë xhirimeve të filmit të fundit “Dead Reckoning”, i teti në serinë filmave “Mission Impossible” dhe që prej asaj kohe ka akuzuar kompaninë e prodhimit, Paramounts, se ka marrë para nga një oligark rus për të financuar filmin, që duhet të shfaqet në kinema në dy pjesë, në vitin 2023 dhe 2024.

Share This Article