Britaniku surprizues, fushatë për ta takuar mikun e tij nga Kosova

albnews
By
1 Min Read

E shtuna, për stomatologun Genc Demjaha doli të jetë një ditë e veçantë, pasi për disa orë u bë goxha i kërkuar në internet.

Kjo vëmendje ishte shkak i një postimi në Facebook, ku ky po kërkohej nga zyrtari i Ministrisë Britanike të Mbrojtjes, Christopher Pullar, me të cilin kishin punuar rreth 4 vjet gjatë luftës në Kosovë, në kuadër të KFOR-it.

Në fakt, nismëtar i këtij bashkimi ishte djali i britanikut, i cili edhe kontaktoi me Demjahan e edhe bëri një grup në rrjetet sociale.

Andaj nga minuta në minutë, stomatologu pret thirrjen e  shokut që nuk e pa me vjet.

Kërkesa e britanikëve për ta gjetur, për Demjahjn është shumë domethënëse e emocionuese.

Andaj, e pret me padurim ditën e takimit me shokun.

Share This Article