Ali Ahmeti dhe Menduh Thaçi dje kanë realizuar takim në hapësirat e Kuvendit të RMV-së, ku kanë diskutuar për çështjet aktuale politike.
Nga PDSH thonë se në takim Menduh Thaçi ka potencuar rëndësinë e ndryshimit të nenit të Kushtetutës së RMV-së për 20 përqindëshin në lidhje me shqiptarët.
“Dje në ambientet e Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut u realizua takim në mes kryetarit të Partisë Demokratike Shqiptare Menduh Thaçi dhe kryetarit të Bashkimit Demokratik për Integrim Ali Ahmeti. Me këtë rast Menduh Thaçi e informoi Ali Ahmeti me rezolutën e fundit të kongresit të VIII të PDSH-së e cila ka të bëjë me ndryshimin e nenit të kushtetutës së Republikës së Maqedonisë së Veriut ku formulimi matematikorë 20 % në lidhje me shqiptarët duhet të zëvendësohet me formulim adekuat si (populli shqiptar, gjuha shqipe)”.
“Po ashtu në këtë takim u bisedua edhe për aktualitetin politik në vend dhe më gjerë. Bashkëbiseduesit ranë dakord që takimet e tilla të vazhdojnë edhe me faktorë tjerë politik, ekspertë të lëmisë dhe shoqëritë civile”, thuhet në njoftimin e PDSH-së.