Rita Ora tregoi fizikun e saj të jashtëzakonshëm teksa hyri në palestër për një stërvitje të mërkurën (19 tetor).
Këngëtarja, 31 vjeçe, e cila mban të përditësuar 16.1 milionë ndjekësit e saj në Instagram në rrugëtimin e saj të fitnesit, shfaqi barkun e tonifikuar, ndërsa kishte një veshje të frymëzuara nga vitet ’80.
Me një palë dollakë rozë neoni dhe një bluzë të ngjashme, ajo e kompletoi pamjen me një bluzë të shkurtër sportive në ngjyrë të verdhë.
Veshja e saj sportive shfaqi në mënyrë perfekte fizikun joshës të yllit të muzikës, e cila e dëshmojë edhe një herë përkushtimin e saj ndaj palestrës.
Rita tuje kombinoi dukjen me një palë atlete të rehatshëm Adidas për stërvitjen dhe i lidhi flokët e saj bionde në një bisht.
Duke pirë gllënjkë nga një shishe e madhe uji gjatë një pushimi në seancë, ajo i shkroi fotos ‘Le të shkojmë!!’.
Krijuesja e hitit “Poison” në një tjetër postim në InstaStory shpjegoi se kishte një ditë të zënë përpara: ‘Mëngjesi në palestër dhe një ditë xhirimesh 14 orëshe! Shkojmë!’.
Ndryshe, para se të kthehej në Londër, Rita performoi përpara ndeshjes titan të Australisë me Zelandën e Re në Kupën Botërore të ragbit për femra në Auckland
Duke nisur me stil eventin sportiv, ndeshja mes Australisë dhe Zelandës së Re shënoi fillimin e kompeticionit 2021 – i cili u vonua për shkak të pandemisë COVID-19.
Për ta mbështetur yllin ishte bashkëshorti i saj Taika Waititi, i cili me krenari e shikonte nga anash para se t’i dhuronte puthje dhe përqafime pas performancës.