Një aksident i çuditshëm është regjistruar në aksin Cërrik-Belsh, ku një mjet është përplasur me një tufë delesh.
Si pasojë e këtij aksidenti kanë ngordhur dhjetëra dele, ndërkohë që është bllokuar për disa momente qarkullimi në këtë aks rrugor.
Policia ka shoqëruar drejtuesin e mjetit dhe po punon për të zbardhur shkaqet e aksidentit.