Presidenti rus, Vladimir Putin, tha se vendi duhet të përshpejtojë procesin e vendim-marrjen lidhur me atë që vazhdon ta quajë një operacion special ushtarak në Ukrainë.
Në takimin e parë të këshillit të ri koordinues për punët e brendshme, shefi i Kremlinit bëri thirrje për plotësimin e nevojave ekonomike të ushtrisë së tij.
“Ne jemi përballur me disa vështirësi dhe duhet të modernizojmë punën tonë, t’i japim një momentum dhe karakter të ri, ashtu si gjatë pandemisë koronavirus.
Arritëm të bëjmë shumë në atë kohë në drejtim të përditësimit të këtij kuadri rregullator, duke e hequr atë nga procedurat arkaike që të na pengojë të ecim përpara me ritmin që i duhet vendit”, deklaroi Putin .
Sipas tij, “tani, kur duhet të trajtojmë me një ritëm më të shpejtë edhe çështjet që kanë të bëjnë me sigurimin e nevojave të operacionit special ushtarak dhe trajtimin e kufizimeve ekonomike që kemi hasur, të cilat janë, pa asnjë ekzagjerim, të paprecedentë.”