Zyrtarisht, Barcelona është jashtë Champions League. Katalanasit u mposhtën edhe në “Camp Nou” 0-3 nga Bayern Munich.
Skuadra e Xavi-t, e cila në La Liga është duke u paraqitur denjësisht këtë sezon, në Champions League u dorëzua lehtë. Ata e humbën duelin e tyre me Interin, ndërsa më pas kishin përballjen me një nga kundërshtarët që i kanë mposhtur keqazi gjatë viteve të fundit. Për kampionët e Gjermanisë shënuan Mane dhe Choupo-Moting, Pavard.
Tashmë, në vendin e tretë me 4 pikë, Barcelona do ta vazhdojë aventurën e saj europiane këtë sezon në Europa League. Interi është ekipi që do të vazhdojë më tejë në Champions së bashku me Bayernin pasi mposhti 4-0 Plzen.
Ndërkohë, skuadra që i ka befasuar të gjithë në fazën e grupeve të Champions League është Napoli. Italianët triumfuan edhe në ndeshjen e pestë duke mposht Rangers 3-0 në Itali. Deri tani, Napoli ka marrë pikët e plota, ndërsa ka një golavarazh të frikshëm 20 gola të shënuar dhe 4 të pësuar. Në këtë grup siguroi kualifikimin edhe Liverpool, i cili fitoi 0-3 në transfertë ndaj Ajax.