Katari është përsëri në qendër të vëmendjes. Vendi që do të organizojë Kupën e Botës 2022 më herët ka qenë i përmendur për shkeljen e të drejtat të njeriut, punëtorëve dhe komunitetit LGBTQ+.
Tashmë, duket se vendi nga Gjiri Persik po merr vëmendjen me diçka të re, pasi po përpiqet të fsheh pabarazinë në disa zona të vendit.
Në një video që qarkullon në mediat sociale shihet teksa ndërtohen mure relativisht të gjata që veçojnë një zonë më pak të privilegjuar nga stili i jetesës.
Pamjet vijnë më pak se një muaj larg fillimit të Kupës së Botës, më 21 nëntor. Sipas FIFA-s, parashikohet që mbi një milion shikues të ndjekin 64 ndeshjet e turneut.
Me shumë të huaj që vizitojnë vendin për herë të parë, Katari dyshohet se po përpiqet të fshehë kushtet e vërteta për shumë njerëz që jetojnë në vend.
Siç raportoi “Telegraph” në atë kohë, Brazili ndërmori një ide të ngjashme për të fshehur favelat përpara Lojërave Olimpike të 2016-ës.
Ata ngritën një murë 10 metra të lartë që shtrihej për pesë milje përgjatë autostradës jashtë aeroportit ndërkombëtar, në mënyrë që të fshihnin komunitetet që jetonin në pabarazi.
Kupa e Botës në Katar ka qenë ndoshta një nga më të diskutueshmet në histori. Skuadra kombëtare e Australisë, “Socceroos”, u bë e para në Kupën e Botës që dha një deklaratë në shenjë proteste kundër shkeljeve të Katarit për të drejtat e njeriut.