ALB UK News

Menu
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • UK
  • Kina
  • Diaspora
  • Bota
  • Maqedonia
  • Sports
  • Show – Biz
    • Kulture
    • Technologji
    • Opinion
    • Shendetesi
    • Shqiperia
    • Popular
  • ALBUK.TV
  • Kontakto
    • Live TV & Studio Kontakt
    • Termat dhe Kushtet
    • Terms and Condition
  TRENDING
Ronaldo: Unë jam më i bukur se David Beckham dhe më i njohur se Donald Trump 2 hours ago
Zgjedhjet e balotazhit, Vjosa Osmani: Kemi demokracinë më të fortë elektorale në rajon 2 hours ago
Dronët shkelën hapësirën ajrore, Britania merr në mbrojtje Belgjikën 6 hours ago
Vala e të ftohtit polar përfshin SHBA-në, temperatura rekord edhe në Florida 6 hours ago
Nën hetim për publikimin e videos tronditëse, ish-gjeneralja izraelite dërgohet me urgjencë në spital 6 hours ago
Next
Prev
Home Albania

Kosova dhe Shqipëria dyfishojnë aktivitetet ushtarake në vitin 2022

albnews by albnews
29 October, 2022
in Albania, Kosova
0
Kosova dhe Shqipëria dyfishojnë aktivitetet ushtarake në vitin 2022
  • Facebook
  • Share on X
  • LinkedIn
  • WhatsApp
  • Email
  • Copy Link

Ministri i Mbrojtjes i Republikës së Kosovës, Armend Mehaj ka thënë sot se Kosova dhe Shqipëria mes vete kanë dyfishuar gjatë 2022 aktivitetet ushtarake dhe ministrore.

Mehaj në një postim në Facebook shkruan se këtë vit janë realizuar me dhjetëra stërvitje të përbashkëta ndërmjet njësive të forcave tokësore.

RelatedPosts

Zgjedhjet e balotazhit, Vjosa Osmani: Kemi demokracinë më të fortë elektorale në rajon

Kosova e “mbytur” në import

Raundi i dytë i zgjedhjeve lokale në Kosovë/ Voton Albin Kurti, thirrje qytetarëve të votojnë: Është një ditë e mirë për demokracinë

Lexoni të plotë postimin e tij:

Në kuadër të bashkëpunimit bilateral me Ministrinë e Mbrojtjes dhe Forcave të Armatosura të Republikës së Shqipërisë, kemi arritur që të dyfishojmë bashkëpunimin ndërushtarak, që ndër të tjera ka rezultuar me ndërtimin dhe zhvillimin e aftësive dhe kapaciteteve të para të komponentës luftarake dhe mbështetjes luftarake të Forcës së Sigurisë së Kosovës.

Vetëm këtë vit, janë realizuar me dhjetëra stërvitje të përbashkëta ndërmjet njësive të forcave tokësore në nivelin taktik, prej skuadre, togu e deri te ai i kompanive për të kulmuar në proces, në të ardhmen e afërt, edhe në nivel batalioni/regjimenti.

Në këto stërvitje, për herë të parë, njësitet tona u trajnuan dhe operuan në stërvitje me mortaja të kalibrave 60 mm dhe 81 mm.

Pastaj stërvitjet e shumta të njësive tona të forcave speciale për  operacione speciale dhe operacione të forcave komando.

Krahas këtyre paralelisht janë realizuar edhe dhjetra trajnime e stërvitje të shumta për komponentet tjera të mbështetjes luftarake dhe mbështetjes luftarake me shërbime.

Për herë të parë, nga viti 2021 kemi filluar edhe studimet e kadetëve tanë në Akademinë e Forcave të Armatosura të Shqipërisë, në nivelin 4 vjeçar bachelor në shkencat ushtarake.

Gjithashtu kemi trefishuar numrin e nënoficerëve dhe oficerëve në shkollat profesionale komando-shtabore dhe ato të lidershipit ushtarak në institucionet arsimore ushtarake të Shqipërisë.

Nga resurset tona, vëllezërve e motrave ushtarake të Shqipërisë u kemi ofruar trajnimet në kërkim-shpëtim urban dhe ata na kanë ofruar trajnimet në kërkim-shpëtim ujor dhe zhytje.

Ka edhe shumë aktivitete tjera në funksion të shkëmbimit të eksperiencave profesionale në detyrat  e lidershipit pastaj ato të planifikimit shtabor për të gjitha fushat, krahas detyrave të komandimit të njësive të të gjitha formateve.

Bashkë me Gjeneral Jasharin dhe homologët tanë Ministrin Peleshi dhe Gjeneral Kingjin dhe gjithë zyrtarë e ushtarakë tanë jemi të përkushtuar që  bashkëpunimin tonë ta thellojmë edhe më tej.

Këtë vizion e mbështesim në konceptin “smart defense”, me mbështetjen dhe koordinimin e plotë me aleatin tonë jetik SHBA-në,  gjithnjë në funksion të përmbushjes së misioneve tona kushtetuese, dhe në shërbim të paqes, stabilitetit dhe sigurisë së vendeve tona, rajonit tonë dhe botës liridashëse dhe paqedashëse.

Së bashku gjithmonë jemi më të fortë!.

albnews

albnews

Live ALBUK TV

Recent News

Ronaldo: Unë jam më i bukur se David Beckham dhe më i njohur se Donald Trump

Ronaldo: Unë jam më i bukur se David Beckham dhe më i njohur se Donald Trump

9 November, 2025
Zgjedhjet e balotazhit, Vjosa Osmani: Kemi demokracinë më të fortë elektorale në rajon

Zgjedhjet e balotazhit, Vjosa Osmani: Kemi demokracinë më të fortë elektorale në rajon

9 November, 2025
Dronët shkelën hapësirën ajrore, Britania merr në mbrojtje Belgjikën

Dronët shkelën hapësirën ajrore, Britania merr në mbrojtje Belgjikën

9 November, 2025
Vala e të ftohtit polar përfshin SHBA-në, temperatura rekord edhe në Florida

Vala e të ftohtit polar përfshin SHBA-në, temperatura rekord edhe në Florida

9 November, 2025
Copyright © 2025 ALB UK News | Powered by ALB UK News
This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT
No Result
View All Result