Një i ri, i identifikuar si Liridon Saliuka, 29-vjeçari me origjinë nga Kosova, ‘ishte në paraburgim për vrasje kur i tha një infermiereje se ndihej keq disa orë para se të gjendej i vdekur në qelinë e tij të burgut Belmarsh më 2 janar 2020’, u tha në gjykatë atje, shkruan mylondon.news.
Ai ndodhej në paraburgim nga mesi i vitit 2019 për një vrasje të dyshuar në Londrën Lindore, të cilën ai e mohoi.
Pati gjithashtu diskutime rreth asaj nëse banori i Harroë me origjinë nga Kosova duhej të ishte klasifikuar si invalid. Hetimi i bërë sot në Gjykatën Inner South Coroner’s London (2 nëntor) dëgjoi se një anëtar i personelit të burgut kishte ‘hedhur poshtë pretendimet e Saliukës’ për të qenë invalid – çka erdhi nga një aksident i rëndë automobilistik dy vjet më parë – pasi ai supozohej se ‘nuk po shkonte duke u bërë më keq’.
Gjykata dëgjoi gjithashtu se 29-vjeçari me origjinë nga Kosova kishte shqetësime se qelia e tij nuk po pastrohej siç duhet. Në kohën e kësaj vdekjeje, atij iu dha ilaç për ta ndihmuar me depresionin dhe ankthin.
Saliuka u cilësua në gjykatë si një burrë ‘me vetëbesim’, që nuk i pëlqente të qëndronte në qelinë e tij ‘të shumtën e kohës’. U shtua po ashtu se i ndjeri shqetësohej nëse nuk do të ishte në gjendje të përdorte telefonin.
Motra e tij, Dita, raportoi se nuk kishte dëgjuar asgjë nga ai mes 27 dhe 29 dhjetorit të atij viti. Duke folur me të më 30 dhjetor, ajo pretendoi se ai i tha se ‘nuk kishte dalë nga qelia e tij që nga Dita e Boksimt’.
Saliuka thuhet të ishte shprehur se koka e tij ishte një ‘rrëmujë’, duke shtuar: ‘Po qëndroj i qetë, por digjem nga brenda’. Për shkak të gjendjes në të cilën mbeti tashmë i ndjeri pas aksidentit me veturë, atij i duhej një shtrat i posaçëm për t’u akomoduar me këtë gjendje – dhe kjo thuhet se nuk iu ofrua në burg.
Gjatë hetimit u tha po ashtu se ishte ‘e qartë që në fillim se ai ndjeu se shtrati nuk ishte i përshtatshëm për të për shkak të lëndimeve të tij’. Ai pretendoi se shtrati me të cilin kishte mbetur ishte një dënim ndaj refuzimit të tij për të lëvizur nga qelia më parë.
Herën e fundit që Saliuka u raportua se fliste me një anëtar të stafit ishte në orën 13:00 të ditës së vdekjes (2 janar 2020) ku i tha një infermiereje se nuk mund ta përballonte qëndrimin në qelinë e tij.
Pesë orë më vonë, në orën 17:46 u ngrit një kod blu (term i përdorur për të përshkruar statusin kritik të një pacienti). Megjithatë, ishte e qartë se ‘ai kishte vdekur kohë më parë’ kur u gjet.
Kosovari u shpall zyrtarisht i vdekur nga Shërbimi i Ambulancës në Londër në orën 18:32 të asaj dite.
Raportohet se hetimi vazhdon.