Koreja e Veriut nuk heq dorë nga provokimet ndaj komunitetit ndërkombëtar me testet e saj të vazhdueshme raketore.
Pasi lëshoi një ditë më parë dhjetëra raketa, Peniani ka testuar ditën e sotme një raketë balistike interkontinentale, e cila pësoi më pas defekt në mes të rrugës, duke u rrëzuar.
Kjo është raketa e 7 interkontinentale e lëshuar nga Koreja e Veriut gjatë këtij viti, duke shtuar më shumë shqetësimet se shumë shpejt ajo do të testojë një armë bërthamore.
Ndërkohë që ekspertët i konsiderojnë këto provokime nga regjimi komunist si një kundërpërgjigje ndaj stërvitjes së përbashkët ushtarake mes Shteteve të Bashkuara dhe Koresë së Jugut, që kanë nisur kësaj jave në rajon.
Testi i sotëm solli një gjendje alarmi në disa rajone të Japonisë, por qeveria qetësoi banorët duke thënë se raketa nuk e kaloi arkipelagun, por u zhduk në Detin e Japonisë.