Kina po përgatitet për luftë. Kjo deklaratë u dha nga vetë presidenti Xi Jinping, që sapo ka marrë mandatin e tretë, duke afirmuar figurën e tij midis liderëve historikë si Deng Xiao Ping, dhe natyrisht Mao Tse Tung.
Sipas tij, Kina do të fuqizojë ndjeshëm stërvitjet ushtarake, pikërisht për të qenë e gatshme ndaj një sulmi që sot nuk duket aspak i pamundur.
Kundërshtari është i qartë. Edhe gjatë fjalimit të tij në Kongresin e 20-të, presidenti kinez përsëriti se marrja e ishullit “rebel” të Tajvanit ishte një prioritet për qeverinë. Jo vetëm, por Xi urdhëroi shtimin në Kushtetutë të një shtojce që thotë se Kina refuzon çdo implementim të parimit “një vend, dy sisteme” nga ana e Tajvanit.
Një ndërhyrje e tillë do të kishte pasoja tejet të rënda, me dy vende që kanë një arsenal ushtarak modern, por edhe me ndërhyrjen pothuajse automatike të Shteteve të Bashkuara, aleat i qëndrueshëm i ishullit.
Tensioni arriti kulmin prej vitesh pikërisht për një veprim të gjykuar si provokativ nga Uashingtoni, vizitën zyrtare të Nancy Pelosit në ishull. Si përgjigje, Pekini praktikisht bllokoi ishullin me stërvitjet e saj ushtarake.
Janë shumë analistë që sipas informacioneve të tyre theksojnë se mundësia e një sulmi kinez nga Taipeit mund të ndodhë jo më vonë se në fundin e vitit 2023.