Shkon në mbi 800 numri i të vdekurve nga tërmeti në Afganistan

Share

Mbi 800 njerëz kanë vdekur dhe rreth 3.000 janë lënduar rëndë nga një tërmet që goditi Afganistanin lindor, njoftuan autoritetet të hënën.

Tërmeti me magnitudë 6 ra në mesnatë, në një thellësi prej 8 kilometrash, duke shkatërruar shtëpitë prej balte dhe guri në kufi me rajonin Khiber Paktunkva të Pakistanit, transmeton albinfo.ch.

Një tërmet tjetër, me magnitudë 4.5, goditi rajonin rreth 20 minuta më vonë, i ndjekur nga një tjetër lëkundje me magnitudë 5.2, sipas Qendrës gjermane të Kërkimeve për Gjeoshkenca (GFZ).

Lexo më shumë

Lajmet e Fundit