Për shkak të disfatave të njëpasnjëshme në jug dhe lindje të Ukrainës, ushtria ruse po përdor çdo lloj mjeti për të parandaluar avancimin e mëtejshëm të vendasve në fushën e betejës.
Raportet e inteligjencës bëjnë me dije se ditët e fundit, Rusët kanë nisur ndërtimin e strukturave piramidale, të quajtura “dhëmbët e dragoit” rreth Mariupolit.
“Ata kanë dy fabrika për prodhimin e strukturave të betonit, që janë ideuar kundër mjeteve të blinduara. ‘Dhëmbët e dragoit’ janë vendosur midis Mariupolit dhe fshatit Nikolska dhe nga veriu i Mariupolit deri në fshatin Stari Krim”, shkruhet në raport.
Sipas britanikëve, përveç Mariupolit, dhëmbët e dragoit po ndërtohen edhe në Zaporzhzhia dhe Kherson.