Luftime të ashpra po vazhdojnë të zhvillohen mes forcave ukrainasve dhe atyre ruse.
Megjithatë, artileria ukrainase është forcuar dukshëm që kur ka marrë armë moderne nga vendet perëndimore.
Preciziteti dhe efikasiteti i këtyre armëve, i ka detyruar eprorët e lartë ushtarakë rusë që të urdhërojnë tërheqjen e trupave nga shumë rajone.
E një rast i precizitet të këtyre armëve është dokumentuar me një video të filmuar nga ajri, ku shihen se si e pësojnë ushtarët rusë.
Ata po vraponin për t’u strehuar në një shtëpi që gjendej e rrethuar nga shumë tjera që ishin shkatërruar, mirëpo ata nuk e dinin se do të goditen rëndë nga artileria ukrainase.
Në videon e publikuar më poshtë, shihen dhjetëra ushtarë rusë duke u futur me nxitim në shtëpi, por akoma pa u “akomoduar” mirë, shtëpia goditet me predha duke bërë që të ngritën re të tymit të zi.
Shumica e ushtarëve që u futën brenda, sipas inteligjencës ukrainase kanë mbetur të vdekur, e pjesa tjetër janë plagosur rëndë.