Vuçiçi kundër BE-së, vazhdon lidhjen me Kinën: Serbia do të jetë gjithmonë partneri i juaj

albnews
By
1 Min Read

Presidenti serb, Aleksandar Vuçiç, ka vazhduar promovimin e mbështetjes kineze në Serbi.

Vuçiç tha se është mirënjohës për bashkëpunimin e jashtëzakonshëm me Kinën, për siç tha ai, një vizion të përbashkët të përparimit të Serbisë.

“Gjithashtu i jam mirënjohës për të gjitha investimet dhe mbështetjen të shtetit kinez ndaj vendit tonë dhe që gjithmonë me vepra kanë treguar se janë miq të vërtetë të Serbisë”, është shprehur Vuçiç.

Tutje, ai bëri të ditur edhe për fillimin e linjës së re ajrore Beograd – Tendin, e cila sipas tij, do të lidhje edhe me tej popullin serb me atë kinez.

“Faleminderit që u bashkuat me ne sot. Serbia do të jetë gjithmonë partneri dhe miku juaj i ndershëm dhe i besueshëm”, tha Vuçiç.

Kujtojmë se Bashkimi Evropian i kërkon Serbisë me ngulm që ta dënojë sulmin e Rusisë mbi Ukrainë dhe që të ndërpret ndikimin kinez në Ballkan.

Share This Article