Mimoza Ahmeti reagon për herë të parë: Ja si do ta kryej dënimin për ndërtim pa leje

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Poetja Mimoza Ahmeti reagon për herë të parë pas publikimi të lajmit për dënimin e saj për shkak të një ndërtimi pa leje në Petrelë.

Ajo deklaroi në programin “Artkand” se kryerjen e 40 orëve për interes publik ajo do t’i realizojë dukë dhënë leksione publike.

Artistja shprehu dëshirën e saj që pronën që kishte pësuar dëmtime nga tërmeti ajo ta rindërtonte për të ndërtuar një galeri dhe një shkollë arti.

Ajo shprehet se shpreson që Komuniteti i Petrelës do ta ndihmojë për të vënë në jetë planin e saj dhe thumboi sistemin e drejtësisë duke e quajtur përzierje të  supermacisë me demokracinë.

Dënimi i Mimoza Ahmetit u be publik pak dite me pare ndërkohe qe vendimi ndaj saj shkaktoi reagimin e forte te kryeministrit Edi Rama.

Ky i fundit akuzoi prokurorinë dhe gjykatën e Tiranes se janë treguar te ashpër me tepri ndaj Boiken Lakos e Mimoza Ahmetit ndërkohe qe nuk kane dënuar te fortët dhe te pasurit qe ndërtojnë pa leje duke zaptuar hapësirat publike te vendit.

Share This Article