Irani shënon dy gola në shtesë ndaj Uellsit dhe merr vendin e dytë në grup

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Irani mposhti Uellsin 2-0 në minutat e fundit shtesë dhe u ngjit në vendin e dytë të grupit B.

Rastet më të pastra për shënim i patën iranianët, por në dy raste ishte vetëm shtylla ajo që i mohoi golin.

Në minutën e 86, portieri i Uellsit u ndëshkua me karton të kuq pas një ndërhyrjeje shumë të gabuar jashtë zone ndaj Taremit.

Në minutën e 109, Cheshmi shënoi një gol spektakolar nga jashtë zone, ndërsa Rezaeian dyfishoi rezultatin në minutën e 111.

Me këtë fitore, Irani renditet për momentin në vendin e dytë të grupit, me 3 pikë, ndërsa Uellsi në vendin e fundit, me vetëm një pikë.

Ndeshja e dytë e Grupit B do të jetë ajo mes Anglisë dhe SHBA-së.

Share This Article