Federate e Futbollit e Danimarkës ka sqaruar pozicionin e tyre për largimin nga FIFA pasi raportet sugjeruan se ata po konsideronin ndarjen nga organi drejtues pas Kupës së Botës.
Ka një sërë arsyesh që federatat e futbollit të mërziten me FIFA-n për organizimin e Kupës së Botës në Katar këtë vit.
Nga vendimi fillestar për ndryshimin e datave të turneut deri te moslejimi i alkoolit në stadiume dhe ndryshimi i fanellave vetëm dy ditë para se të fillonte turneu ka bërë që shumë federata të mos i mirëpresin këto ndryshime.
Në mesin e atyre që nuk u ka lënë përshtypje vendimi ka qenë Danimarka, e cila ishte e zëshme dhe ishin gjithashtu në mesin e skuadrave që dëshironin të mbanin shiritin ‘OneLove’ gjatë ndeshjeve, por nga FIFA u tha se rrezikonin ndëshkimin me kartonë të verdhë.
Ky vendim i bëri ata, së bashku me Gjermaninë, Anglinë dhe disa vende të tjera, të zemërohen në FIFA, me gjermanët që madje menduan për veprime ligjore.
Kryetari i Federatës Daneze të Futbollit (DBU) Jesper Moller më pas la të kuptohet se ata kishin konsideruar largimin nga organi drejtues botëror i futbollit dhe do të bisedonin me vendet e tjera të UEFA-s për atë që mund të bënin së bashku.
Sidoqoftë, komentet e Moller tani janë sqaruar, me DBU që mohon se ata në të vërtetë do të largohen nga FIFA.
“Disa media kanë bërë keqkuptimin se DBU do të tërhiqet nga FIFA. Kjo nuk u tha në konferencën për shtyp”.
“Ne jemi kritikë dhe të pakënaqur dhe nuk do të votojmë për presidentin aktual të FIFA-s [Gianni Infantino]”.
“Ne do të diskutojmë veprimet e mëtejshme me kolegët tanë nordikë dhe evropianë”, ka thënë kreu i komunikimit, Jakob Hoejer për Reuters. /