ALB UK News

Menu
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • UK
  • Kina
  • Diaspora
  • Bota
  • Maqedonia
  • Sports
  • Show – Biz
    • Kulture
    • Technologji
    • Opinion
    • Shendetesi
    • Shqiperia
    • Popular
  • ALBUK.TV
  • Kontakto
    • Live TV & Studio Kontakt
    • Termat dhe Kushtet
    • Terms and Condition
  TRENDING
BE-ja nuk po guxon më as ta përmendë se Kosova ka aplikuar për anëtarësim 9 hours ago
Grupi i lidhur me Sorosin mbyll radion konservatore në Majami 9 hours ago
Paqja fiskale nuk sjell qetësi, por më shumë pasiguri 9 hours ago
Avokatët e Erion Veliajt padi të re në Kushtetuese 9 hours ago
Përdhunonin të mitura! Grupi shqiptaro-rumun dënohet me 40 vite burg, në Britani 9 hours ago
Next
Prev
Home UK

“Lufte me shqiptaret”, por qeveria britanike ka dështuar edhe me kontrollin e migracionit të ligjshëm

albnews by albnews
25 November, 2022
in UK
0
“Lufte me  shqiptaret”, por qeveria britanike ka dështuar edhe me kontrollin e migracionit të ligjshëm

Group of young teenagers enjoying a school trip in London, they're visiting Westminster areas.

  • Facebook
  • Share on X
  • LinkedIn
  • WhatsApp
  • Email
  • Copy Link

Shifrat e reja të publikuara këtë javë tregojnë se migrimi në Mbretërinë e Bashkuar është në nivelin më të lartë të të gjitha kohërave.

Më shumë se gjysmë milioni njerëz (504.000) hynë në Britani gjatë këtij viti deri në qershor.

RelatedPosts

Përdhunonin të mitura! Grupi shqiptaro-rumun dënohet me 40 vite burg, në Britani

VIDEO/ Masakra në Sidnei, rritet bilanci i viktimave, qytetari hero çarmatosi një nga autorët

Policia britanike kërkon ndihmë për të gjetur Blerimin e shpallur në kërkim, komentet e shqiptarëve ‘thyejnë’ rrjetin: Në Bathore City me do kusho… 

Rekordi i mëparshëm ishte 390.000 në vitin 2015.

Sipas medieve britanike, këto shifra janë tronditëse për disa arsye.

E para është numri i lartë i emigrantëve i cilësuar si historik, shkruan abcnews.al.

Asnjë vend nuk mund të pranojë emigrantë të paligjshëm në përmasa dhe shpejtësi të tillë pa u bërë një vend rrënjësisht i ndryshëm.

Arsyeja e dytë, shkruan The Sun, janë gënjeshtrat e shitura nga të gjitha palët.

Kur donte votat e qytetarëve, David Cameron premtoi të zvogëlojë migrimin nga qindra mijëra në vit në dhjetëra mijëra.

Por ai kurë nuk iu afrua qëllimit.

Megjithatë sa herë që politikanë duan vota, thonë të njëjtën gjë, vijon The Sun.

Ed Miliband bëri fushatë për të qenë kryeministër me një premtim për të ulur migrimin neto.

Natyrisht, siç bënë Theresa May, Boris Johnson dhe çdo njëri prej qindra politikanëve të tjerë që kanë kërkuar votën e qytetarëve në vitet e fundit.

Asnjëri nuk iu afrua qëllimit.

Ndërsa në vitin 2018 vetëm disa qindra njerëz kaluan Kanalin me varka ilegalisht nga Franca, këtë vit 33,000 persona e kaluan Kanalin vetëm në nëntë muajt e parë të 2022.

Një e treta e tyre ishin nga Shqipëria.

Megjithatë, edhe kjo nuk i shpjegon këto shifra të mëdha.

E vërteta është se ato vijnë nga paaftësia e një sistemi të tërë.

Veçanërisht Home Office dhe mosgatishmëria e qeverisë për të bërë atë që është e nevojshme për t’i bërë kufijtë të sigurt.

Nuk është vetëm fakti që qeveria nuk e ka kontrolluar migrimin ilegal.

Këto shifra tregojnë se ata nuk e kanë kontrolluar as migracionin legal.

Pjesa më e madhe e rritjes masive të migrantëve vjen nga rritja e vizave studentore.

Zyra e Kryeministrit iu përgjigj shifrave me deklaratën e pashmangshme: “Kryeministri ka thënë se dëshiron që migrimi neto të zvogëlohet”.

Ata vazhdojnë duke thënë: “Ka disa rrethana të paprecedentë dhe unike që kanë një ndikim të rëndësishëm në këto statistika”.

Çdo vit sjell disa ngjarje “të paprecedentë”.

Pyetja është: Pse mendon qeveria se ngjarje të tilla duhet të nënkuptojnë gjithmonë më shumë migrim?

Për shembull, nga ata që janë këtu vërtet për arsye azili, sa do të kthehen në vendet e tyre të origjinës kur ose nëse situata jashtë përmirësohet?

Ndoshta shumë. Ndoshta shumë pak. Dëshmitë e kaluara sugjerojnë këtë të fundit.

Megjithatë, Home Office duket se mendon se Britania ka një aftësi të pafundme për të akomoduar njerëzit./Abcnews.al/

albnews

albnews

Live ALBUK TV

Recent News

BE-ja nuk po guxon më as ta përmendë se Kosova ka aplikuar për anëtarësim

BE-ja nuk po guxon më as ta përmendë se Kosova ka aplikuar për anëtarësim

14 December, 2025
Grupi i lidhur me Sorosin mbyll radion konservatore në Majami

Grupi i lidhur me Sorosin mbyll radion konservatore në Majami

14 December, 2025
Paqja fiskale nuk sjell qetësi, por më shumë pasiguri

Paqja fiskale nuk sjell qetësi, por më shumë pasiguri

14 December, 2025
Avokatët e Erion Veliajt padi të re në Kushtetuese

Avokatët e Erion Veliajt padi të re në Kushtetuese

14 December, 2025
Copyright © 2025 ALB UK News | Powered by ALB UK News
This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT
No Result
View All Result