Pas dorëheqjes në grup të këshillit drejtues të Juventusit një ditë më parë, Exor, kompania e familjes Agnelli që drejton Juventusin njofton se presidenti i ri i klubit do të jetë Gianluca Ferrero.
Sipas komunikatës zyrtare të Exor, ekonomisti Ferrero ka njohuritë e nevojshme dhe pasionin për të drejtuar klubin bardhezi.
Gianluca Ferrero ka lindur në vitin 1963 në Torino dhe konsiderohet si një ndër njerëzit e besuar të John Elkann. Ai është diplomuar në vitin 1988 për Ekonomi dhe Biznes dhe është anëtar i disa kompanive të njohura, si dhe zv.presidenti i këshillit administrativ të Bankës së Piemontes.
Mbrëmjen e së hënës, presidenti Andrea Agnelli, pjesë e familjes që zotëron klubin më të suksesshëm italian prej një shekulli, dha dorëheqjen së bashku me të gjithë bordin drejtues.
Me Angnellin u dorëhoqën ndër të tjerët edhe zëvendëspresidenti Pavel Nedved dhe administratori Maurizio Arrivabene.
Rezultatet e dobëta të sezonit të fundit, por edhe më shumë hetimet nga Prokurorisë së Torinos për evazion fiskal dhe bilancet e fryra, kanë qenë disa nga arsyet kryesore të këtij vendimi.
Me Andrea Agnellin, Juventusi ka fituar 9 kampionate radhazi, një rekord për Serinë A.