ALB UK News

Menu
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • UK
  • Kina
  • Diaspora
  • Bota
  • Maqedonia
  • Sports
  • Show – Biz
    • Kulture
    • Technologji
    • Opinion
    • Shendetesi
    • Shqiperia
    • Popular
  • ALBUK.TV
  • Kontakto
    • Live TV & Studio Kontakt
    • Termat dhe Kushtet
    • Terms and Condition
  TRENDING
William kujton bisedën e Kate me fëmijët, gjatë kohës që ajo bisedoi me ta për kancerin. 1 minute ago
Kremlini: Rusia nuk do ta shkelë ndalimin e testeve bërthamore nëse nuk e bën SHBA-ja 4 minutes ago
Diskutime për të ndaluar kontrabandën e fentanilit, Reuters: Drejtori i FBI-së kreu vizitë sekrete në Kinë 6 minutes ago
Danimarka do të ndalojë mediat sociale për moshën nën 15 vjeç 8 minutes ago
Stuhia e fortë dimërore godet 13 shtete të SHBA-së: Mbi 38 cm borë dhe akull 17 minutes ago
Next
Prev
Home Kosova

“Papërgjegjësi institucionale”, shkarkime në radhët e policisë për vrasjen e gruas shtatzënë në Kosovë

albnews by albnews
1 December, 2022
in Kosova
0
“Papërgjegjësi institucionale”, shkarkime në radhët e policisë për vrasjen e gruas shtatzënë në Kosovë
  • Facebook
  • Share on X
  • LinkedIn
  • WhatsApp
  • Email
  • Copy Link

Vrasja e një gruaje shtatzënë nga bashkëshorti i saj në oborrin e maternitetit në Prishtinë, ka tronditur opinionin publik në Kosovë dhe ka trazuar ujërat e politikës në vend, me opozitën që e drejton gishtin nga qeveria.

Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, e cilëson rastin si papërgjegjësi institucionale dhe paralajmëroi dorëheqje dhe shkarkime në radhët e policisë.

RelatedPosts

Çfarë dëshmoi Hill në ditën e parë të dëshmisë në Hagë

Gjykata i vazhdon paraburgimin të dyshuarit për spiunazh, Fatmir Shehollit

“Përdori administratën për zgjedhje”, Kurti amortizon akuzat: Kundërshtarët u bënë bashkë

“Viktima kishte raportuar në korrik të këtij viti të dyshuarin për dhunë psikike dhe fizike dhe prokuroria, personin e dyshuar e kishte liruar në procedurë të rregullt. Është një papërgjegjësi institucionale, është papërgjegjësi e prokurorit të rastit, sepse ne në vazhdimësi po bëjmë thirrje që të mbrohen jetët e grave dhe vajzave. Sikur prokuroria të ishte në krye të detyrës, rasti i tillë do të mundtë ishte parandaluar”, tha Albulena Haxhiu.

Kryeministri Albin Kurti reagoi ashpër lidhur me vrasjen e 35-vjeçares dhe përmes një postimi në Facebook fajësoi shoqërinë, që sipas tij, është familjarizuar me dhunuesit.

“Kosova i ka më pak se 10 mijë policë e më shumë se 300 mijë familje. Dhuna në familje në Kosovë është më e përhapur sesa mendojmë dhe pranojmë çdonjëri prej nesh. Dhunë ndaj grave edhe dhunë ndaj fëmijëve. Me lëndime të thella shpirtërore e të dukshme fizike. Pothuajse secili qytetar në Kosovë e di dhe njeh së paku një familje ku kishte apo ka dhunë. Shumësia e dhunuesve nëpër familje ka sjellë familjarizimin me dhunuesit në shoqëri”, u shpreh Kurti.

Më herët, edhe presidentja Vjosa Osmani dënoi me termat më të ashpër, atë që e quajti krim makabër dhe çnjerëzor. Viktima e identifikuar si Hamide Magashi, 35 vjeç, u vra para objektit të klinikës së gjinekologjisë në QKUK, ku kishte shkuar për të lindur. Gjykata Themelore e Ferizajt kishte lëshuar urdhër mbrojtje për të pasi dhunohej nga i shoqi. Ky i fundit, është i dyshuari kryesor për ngjarjen dhe ndodhet ende në arrati.

albnews

albnews

Live ALBUK TV

Recent News

William kujton bisedën e Kate me fëmijët, gjatë kohës që ajo bisedoi me ta për kancerin.

William kujton bisedën e Kate me fëmijët, gjatë kohës që ajo bisedoi me ta për kancerin.

11 November, 2025
Kremlini: Rusia nuk do ta shkelë ndalimin e testeve bërthamore nëse nuk e bën SHBA-ja

Kremlini: Rusia nuk do ta shkelë ndalimin e testeve bërthamore nëse nuk e bën SHBA-ja

11 November, 2025
Diskutime për të ndaluar kontrabandën e fentanilit, Reuters: Drejtori i FBI-së kreu vizitë sekrete në Kinë

Diskutime për të ndaluar kontrabandën e fentanilit, Reuters: Drejtori i FBI-së kreu vizitë sekrete në Kinë

11 November, 2025
Danimarka do të ndalojë mediat sociale për moshën nën 15 vjeç

Danimarka do të ndalojë mediat sociale për moshën nën 15 vjeç

11 November, 2025
Copyright © 2025 ALB UK News | Powered by ALB UK News
This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT
No Result
View All Result