Edhe pse u aktivizua në pjesën e dytë, Romelu Lukaku u bë protagonist negativ te Belgjika duke humbur 3 raste të pastra për shënim në barazimin 0-0 ndaj Kroacisë, rezultat që solli më pas eliminimin e kombëtares së tij.
Mesfushori i Sevillas, kroati Ivan Rakitic, ka komentuar ndeshjen, duke thënë se Kroacia ka qenë me fat në këtë takim, pasi është falur nga Lukaku, i cili humbi 3 raste të pastra për shënim.
Rakitic shkruan se tifozët kroatë duhet t’i paguajnë një muaj pushime në Split sulmuesit të Interit.
Me barazimin ndaj Belgjikës, Kroacia u kualifikua si e dyta e grupit dhe tashmë do të ndeshet me Japoninë, ndërsa Maroku do të luajë me Spanjën.