Më shumë se 600 punonjës të shoqatës bamirëse të strehimit dhe të pastrehëve në Britani, Shelter, filluan një grevë dyjavore për shkak të mosmarrëveshjeve për pagat.
Stafi i shoqatës ka filluar grevën pasi iu ofrua një rritje pagash me 3 për qind, ndërsa ata vetë po luftojnë të paguajnë qiranë e tyre.
Në një video të postuar në Twitter, sindikata Unite tha se punëtorëve të Shelter u ofrohet një rritje page prej 3 për qind dhe…ata që punojnë për një shoqatë bamirësie strehimi nuk duhet të përjetojnë pasiguri strehimi si rezultat i pamundësisë për të paguar qiranë”.
Më 10 nëntor, 85 për qind e stafit të Shelter votuan për grevë midis 5 dhe 18 dhjetorit në përgjigje të menaxhimit të shoqatës së bamirësisë e cila përpiqej të impononte një ulje të pagave me kushte reale për stafin e saj.
“Punëtorët e Shelter janë absolutisht të përkushtuar ndaj organizatës, por ata janë detyruar të ndërmarrin veprime greve pasi menaxhmenti refuzoi të dëgjonte dhe të kuptonte gjendjen e tyre financiare”, tha më herët shefja e Unite, Sharon Graham.
Për më tepër, Unite tha se rezervat e Shelter vitin e kaluar ishin rreth 14,5 milionë funte, dukshëm më të larta se rezervat e synuara prej 8,9 milionë funtesh, dhe se ishte “plotësisht në gjendje të ofronte paga të drejta”, sipas një shkrimi në “The Guardian”.