ALB UK News

Menu
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • UK
  • Kina
  • Diaspora
  • Bota
  • Maqedonia
  • Sports
  • Show – Biz
    • Kulture
    • Technologji
    • Opinion
    • Shendetesi
    • Shqiperia
    • Popular
  • ALBUK.TV
  • Kontakto
    • Live TV & Studio Kontakt
    • Termat dhe Kushtet
    • Terms and Condition
  TRENDING
Të paktën tetë të vdekur pas shpërthimit të një makine pranë Fortesës së Kuqe në Delhi (video) 3 hours ago
Trump kërcënon BBC-në me veprime ligjore për redaktimin e fjalimit në Panorama 4 hours ago
Bleta e re ‘Lucifer’ me brirë të ngjashëm me djallin gjendet në Australi 4 hours ago
Policia indiane po shqyrton ‘të gjitha mundësitë’ pas shpërthimit në Delhi që vret tetë persona 4 hours ago
Titujt e Gazetave në UK 4 hours ago
Next
Prev
Home Kosova

Komisioni Evropian i kërkoi Malit të Zi dhe Maqedonisë t’i vendosin viza Kosovës, ambasadori Bajrami: Absolutisht e papranueshme

albnews by albnews
6 December, 2022
in Kosova
0
Komisioni Evropian i kërkoi Malit të Zi dhe Maqedonisë t’i vendosin viza Kosovës, ambasadori Bajrami: Absolutisht e papranueshme
  • Facebook
  • Share on X
  • LinkedIn
  • WhatsApp
  • Email
  • Copy Link

Ambasadori i Kosovës në Bruksel, Agron Bajrami, e ka vlerësuar si të papranueshme që Komisioni Evropian ka qortuar Malin e Zi dhe Maqedoninë e Veriut që nuk kanë vendosur regjim të vizave për Kosovën.

Veçanërisht sipas tij, është shqetësuese pasi Kosovës me vjet i është bërë e padrejtë duke i mohuar liberalizimi i vizave.

RelatedPosts

Çfarë dëshmoi Hill në ditën e parë të dëshmisë në Hagë

Gjykata i vazhdon paraburgimin të dyshuarit për spiunazh, Fatmir Shehollit

“Përdori administratën për zgjedhje”, Kurti amortizon akuzat: Kundërshtarët u bënë bashkë

“Absolutisht e papranueshme që Komisioni Evropian ka listuar Kosovën si një nga shtetet e botës së tretë të cilave u duhen viza, duke i kërkuar Malit të Zi dhe Maqedonisë së Veriut të vendosin  regjim të vizave për Kosovën!”.

“Veçanërisht është shqetësuese pasi me vjet Kosovës padrejtësisht i është mohuar liberalizimi i vizave. Dyfish, pasi e gjithë kjo vjen pas marrëveshjeve të Procesit të Berlinit”, ka shkruar Bajrami në rrjetin social Twitter.

Komisioni Evropian ka përpiluar një raport ku Malit të Zi dhe Maqedonisë së Veriut i kërkon që të vendosin regjim vizash për Kosovën.

https://twitter.com/AgronBajrami/status/1599866579700703232

Në “Raportin nga Komisioni për Parlamentin Evropian dhe Këshillin – Raporti i pestë sipas mekanizmit të pezullimit të vizave”, thuhet se “Mali i Zi nuk ka marrë asnjë vendim për të rreshtuar politikën e vizave me listën e BE-së të shteteve që kanë regjim të vizave. Përkundrazi, në vitin 2021 dhe fillim të vitit 2022, Mali i Zi është larguar edhe më tej nga politika e rekomanduar. Shtetasit nga Armenia, Kazakistani, Rusia, Azerbajxhani, Bjellorusia, Kuba, Ekuadori, Turqia, Katari dhe Kosova vazhdojnë të përjashtohen nga vizat për qëndrim afatshkurtër. Për disa shtete, përjashtimi është sezonal e për disa është valid gjithë vitin”.

E ngjashëm është folur edhe për Maqedoninë e Veriut.

“Maqedonia e Veriut nuk ka marrë masa në vitin 2021 për të bashkërenduar edhe më tej politikën e vizave me BE-në. Shtetasit e shteteve në vijim, të cilëve u duhen viza për të udhëtuar në BE, ende kanë qasje pa viza në Maqedoni të Veriut: Azerbajxhani, Botsuana, Kuba, El Salvadori, Kosova dhe Turqia. Çdo devijim i mëtutjeshëm nga lista e BE-së për shtetet që u duhen viza, duhet të evitohet. Maqedonia duhet të tregoj përparim në rreshtim të politikave me listën e BE-së”, thuhet tutje në raport. /

albnews

albnews

Live ALBUK TV

Recent News

Të paktën tetë të vdekur pas shpërthimit të një makine pranë Fortesës së Kuqe në Delhi (video)

Të paktën tetë të vdekur pas shpërthimit të një makine pranë Fortesës së Kuqe në Delhi (video)

11 November, 2025
Trump kërcënon BBC-në me veprime ligjore për redaktimin e fjalimit në Panorama

Trump kërcënon BBC-në me veprime ligjore për redaktimin e fjalimit në Panorama

11 November, 2025
Bleta e re ‘Lucifer’ me brirë të ngjashëm me djallin gjendet në Australi

Bleta e re ‘Lucifer’ me brirë të ngjashëm me djallin gjendet në Australi

11 November, 2025
Policia indiane po shqyrton ‘të gjitha mundësitë’ pas shpërthimit në Delhi që vret tetë persona

Policia indiane po shqyrton ‘të gjitha mundësitë’ pas shpërthimit në Delhi që vret tetë persona

11 November, 2025
Copyright © 2025 ALB UK News | Powered by ALB UK News
This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT
No Result
View All Result