Rama dënon sulmin ndaj Berishës: Akt i pajustifikueshëm dhe i patolerueshëm

albnews
By
1 Min Read

Ka ardhur reagimi i kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama, pas incidentit të ndodhur në protestën e thirrur nga lideri i selisë blu, Sali Berisha.

Ky i fundit u godit me një grusht nga një qytetar.

Rama me anë të një reagimi për mediat ka dënuar pa asnjë ekuivok aktin e pajustifikueshëm e të patolerueshëm të dhunës mbi organizatorin dhe udhëheqësin e protestës së sotme.

“Dhuna s’ka qenë, s’është e s’do jetë kurrë një mjet për të adresuar çfarëdo çështje apo shqetësimi dhe kushdo e përdor këtë mjet duhet të përballet me të gjithë forcën e ligjit”, shkruan numri një i Qeverisë shqiptare.

Share This Article