Një kapiten i një anije, ekuipazhi i të cilit shpëtoi 31 persona të bllokuar në Kanalin Anglez, tregoi detaje nga tmerri i mbytjes së gomones, se si ai arritën të shpëtonin emigrant=t.
“U bëra i vetëdijshëm për ngjarjen kur dëgjova se ata po bërtisnin për ndihmë dhe kur nisën t’i afroheshin varkës tonë”. Kapiteni Raymond tha për Sky News se kishte qenë duke fjetur kur u zgjua nga një anëtar i ekuipazhit të tij, i cili i tha: “Ka emigrantë pranë varkës”.
Raymond tha se ai numëroi 45 njerëz që mbanin gomonen që po përpihej nga uji. “Ishte si diçka nga një film i Luftës së Dytë Botërore, kishte njerëz në ujë kudo, duke bërtitur,” tha ai. Ekuipazhi i peshkimit të Raymond kaloi dy orë duke tërhequr njerëzit nga uji: “Adrenalina fillon dhe ju gjeni forcën për t’i siguruar këta djem.”, shtoi ai.
Ai tha se ata që shpëtoi ishin nga Afganistani, Iraku, Senegali dhe India, dhe ata i thanë se i kishin paguar secili nga 5,000 paund për një kontrabandist në Francë për kalimin në MB. Por ndërsa ekuipazhi filloi të tërhiqej, duke çuar pasagjerët e tij në port, ata kuptuan se një migrant ishte ngjitur në anën e varkës dhe ishte mbytur. “Kur vendosa varkën time në pajisje, trupi i tij notoi lart.”