Bashkimi Europian do të mbetet konstruktiv edhe kur emocionet e Britanisë së Madhe rriten, deklaroi zëdhënësja e Komisionit Europian pas zhvillimeve të fundit mbi Brexit.
Kjo temë do të diskutohet sot në mbledhjen e përjavshme të komisionerëve.
”Do të jetë shumë e vështirë për Britaninë e Madhe dhe Bashkimin Europian të arrijnë një marrëveshje për Brexit brenda 31 tetorit”, deklaroi ndërkohë kryeministri irlandez, Leo Varadkar për transmetuesin irlandez RTE./ATSH/