Ekipet e kërkim-shpëtimit në Austri arritën të shpëtojnë thuajse të gjithë skiatorët e humbur pas një orteku që ra të dielën pasdite. Kërkimet vazhdojnë për të paktën dy skiatorë të tjerë që rezultojnë të zhdukur.
Rreth 200 punonjës u angazhuan fillimisht për shpëtimin e një grupi prej dhjetë vetash që u bllokuan nën dëborë pranë qytetit Zuers, por shumica tani janë shpëtuar sipas mediave austriake.
Orteku ra rreth orës vendore 15:00 në malin Trittkopf, 2700 metra i lartë.
Orteku pasoi ditë të tëra reshjesh dëbore në rajonin e lartë alpin dhe motine ngrohtë në ditën e Krishtlindjes, njoftoi Agjencia Austriake e Shtypit APA, duke cituar policinë lokale.
Kërkimi do të vazhdojë “gjatë gjithë natës nëse duhet”, thanë autoritetet.