Trajneri i PSG Cristophe Galiter deklaroi se Lionel Messi do të rikthehet në ekip në fillim të muajit janar.
Shtatë herë fituesi i “Topit të Artë”, shënoi dy gola në finalen e Kupës së Botës kundër Francës, që u fitua nga Argjentina me penallti më 18 dhjetor.
Sulmuesi 35-vjeçar nuk do të luajë në takimet që parisienët do të kenë ndaj Strasburgut të mërkurën dhe të dielën ndaj Lens në transfertë.
“Çdo lojtar është kthyer në kohë dhe grupi është stërvitur normalisht. Kemi vendosur që Mesi, si fitues i Kupës së Botës të qëndrojë deri më 1 janar. Sa i përket marrëdhënieve mes Kilianit dhe Leos, duhet ta lëmë Mesin jashtë kësaj, pasi nuk është ai që e ka ngatërruar situatën. Kam 4 muaj këtu, nuk kemi pse fusim tension mes të dyvve. Portieri mban përgjegjësi për veten e vet. Kilian e humbi finalen, por ai uroi Leon e kjo është diçka e mirë për ekipin”.
Kapiteni i Argjentinës u përzgjodh si futbollisti më i mirë i botërorit.
PSG kryeson Ligue 1 me 41 pikë pas 15 javësh, pesë më shumë se sa Lens i vendit të dytë.