Presidenti francez Emmanuel Macron është parë duke buzëqeshur gjatë një interviste të pazakontë me gazetarët autikë për gruan e tij Brigitte.
“Duhet të jesh model dhe të mos ishe martuar me mësuesen tënde! ”, tha njeri prej tyre gjatë një diskutimi me fëmijët nga La Papotin, një gazetë e themeluar në vitin 1990 në një qendër kujdesi për të rinjtë me autizëm.
Presidenti francez i gatshëm për të dhënë përgjigje duket se është vënë në siklet nga pyetjet e vështira të gazetarëve. Pyetja që ra në sy dhe është bërë virale kishte të bënte me marrëdhënien e Macron me gruan e tij, Brigitte Macron.
“Ai është president. Ai duhet të japë shembull dhe të mos ishte martuar me mësuesen e tij”, tha njëri prej tyre.
Brigitte Macron ishte nënë e tre fëmijëve dhe 24 vite më e madhe se ai kur u takuan në shkollën e mesme ku ai ishte student dhe ajo mësuese përpara se të martoheshin përfundimisht në 2007.
Macron u pyet gjithashtu nëse ka para të mjaftueshme, ku ai u përgjigj se si president i Francës merr më pak para sesa kur punonte si bankier. Gazetarët e La Papotin e pyetën Macron dhe për miqësinë, teksa ai u përgjgij se “nuk është puna më e mirë të kesh shumë miq”.