ALB UK News

Menu
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • UK
  • Kina
  • Diaspora
  • Bota
  • Maqedonia
  • Sports
  • Show – Biz
    • Kulture
    • Technologji
    • Opinion
    • Shendetesi
    • Shqiperia
    • Popular
  • ALBUK.TV
  • Kontakto
    • Live TV & Studio Kontakt
    • Termat dhe Kushtet
    • Terms and Condition
  TRENDING
Pas Britanisë, edhe Kolumbia ndërpret ndarjen e inteligjencës me SHBA-në 3 hours ago
Detaje të reja nga atentati në Rinas: Kamerat nuk kanë filmuar, rruga nga Nikla pa energji elektrike 3 hours ago
Studim: Sëmundjet e rënda mendore shkurtojnë jetën më shumë sesa pirja e duhanit ose obeziteti 3 hours ago
“Mos ma prek familjen!”, marshim në Tiranë më 15 nëntor për mbrojtjen e familjes dhe jetës 3 hours ago
Ngre siparin edicioni i 28-të i Panairit të Librit në Tiranë 3 hours ago
Next
Prev
Home Bota

Editorial nga Guardian: Nëse nuk zbatohet Asociacioni, rreziku për konflikt mes Kosovës e Serbisë është real

albnews by albnews
9 January, 2023
in Bota, Kosova
0
Editorial nga Guardian: Nëse nuk zbatohet Asociacioni, rreziku për konflikt mes Kosovës e Serbisë është real
  • Facebook
  • Share on X
  • LinkedIn
  • WhatsApp
  • Email
  • Copy Link

Gazeta prestigjioze britanike The Guardian ka shkruar një editorial për Ballkanin Perëndimor ku kritikon qasjen e Bashkimit Evropian në këtë rajon, duke i mundësuar Kremlinit zyrtar shtrirjen e agjendës së vet.

Guardian ka bërë një analizë të gjashtë shteteve që përbëjnë këtë hapësirë gjeo-politike, por me theks të veçantë problemit mes Kosovës dhe Serbisë.

RelatedPosts

Pas Britanisë, edhe Kolumbia ndërpret ndarjen e inteligjencës me SHBA-në

VIDEO/ Ishte nisur drejt Amerikës, kapet ngarkesa me 12 ton kokainë, rekord historik

Diplomati Hill në Hagë: Marrëveshja e Rambujesë u bë t’i thonim Millosheviçit që e kishte gabim për shqiptarët

“Raportet në mes të Prishtinës dhe Beogradit – që gëzojnë entuzizmin e Kremlinit – duken më keq se asnjëherë tjetër në këto 20 vitet e fundit”, shkruan bordi editorial i Guardian.

“Kapaciteti i BE-së për të ndërmjetësuar është i komplikuar meqë Serbia varet nga gazi rus dhe gjithashtu refuzon t’i vë sanksione Moskës. Por, nëse Marrëveshja e Brukselit e vitit 2013 nuk zbatohet përfundimisht këtë vit – që nënkupton autonomi politike për serbët e Kosovës që çon në normalizim të raporteve në mes të dy vendeve – rreziku i një konflikti të menjëhershëm është real”, shkruan Guardian.

“Po ndodhi kjo, po nuk u implementua kjo marrëveshje, dhe po pati konflikt, pasojat do të ishin serioze.

Duke pasur parasysh implikimet gjeo-politike, dhe influencën në rritje të Kinës në këtë rajon, BE-ja duhet ta përmirësojë lojën e vetë menjëherë, thotë shkrimi i gazetës.

“Suksesi i partive anti-emigrim dhe islamofobe në disa shtete të Evropës si Franca e Holanda, nënkupton se zgjerimi drejt lindjes është jo real në të ardhmen e afërt. Në Serbi madje, mbështetja për anëtarësim ka rënë nën 50 për qind, derisa Beogradi refuzon të bëhet pjesë e sanksioneve evropiane për Rusinë”.

Sipas Guardian, BE-ja akoma ka gjasa ta rrisë influencën dhe ta bëjë gjënë e duhur duke rikthyer vitet e humbura nga neglizhenca.

“BE duhet të ofrojë shumë më shumë në terma të ndryshimit të lojës përmes asistencave më të madha ekonomike dhe qasjes në tregun e BE-së. Në shkëmbim për progres në çështje si korrupsioni, rendi dhe ligji dhe liria e shprehjes, një qasje me përfshirje konkrete mund të gjenerojë vullnetin e mirë të nevojshëm për të ulur tensionet në rajon dhe për të rritur vlerat demokratike”, thuhet në editorialin e Guardian.

Sipas gazetës, alternativa tjetër, e papëlqyeshme, është lejimi i një rajoni jetik strategjik që të shikojë nga lindja po aq sa perëndimi, duke fuqizuar forcat joliberale etno-nacionaliste dhe duke avancuar agjendën e Kremlinit në oborrin e pasmë të Evropës.

Ky rishikim i fokusit perëndimor është më së i nevojshëm, por duke pasur parasysh kontekstin aktual, nevojitet shumë më shumë se “fjalët shpresdhënëse”.

Guardian përmend edhe situatën në Bosnje dhe Hercegovinë si një tjetër telashe e perëndimit ku influenca ruse është më e madhe se kudo tjetër përmes liderit pro-rus, Milorad Dodik.

“Në Bosnje dhe Hercegovinë situate po ashtu është zi. Moska tregohet zemërgjerë me mbështetje për agjendën secesioniste të liderit nacionalist serb Dodik. Në të njëjtën kohë, Kremlini kultivon nacionalistë boshnjako-korat, që njëjtë janë të vendosur të thellojnë ndarjet etnike”.

albnews

albnews

Live ALBUK TV

Recent News

Pas Britanisë, edhe Kolumbia ndërpret ndarjen e inteligjencës me SHBA-në

Pas Britanisë, edhe Kolumbia ndërpret ndarjen e inteligjencës me SHBA-në

12 November, 2025
Detaje të reja nga atentati në Rinas: Kamerat nuk kanë filmuar, rruga nga Nikla pa energji elektrike

Detaje të reja nga atentati në Rinas: Kamerat nuk kanë filmuar, rruga nga Nikla pa energji elektrike

12 November, 2025
Studim: Sëmundjet e rënda mendore shkurtojnë jetën më shumë sesa pirja e duhanit ose obeziteti

Studim: Sëmundjet e rënda mendore shkurtojnë jetën më shumë sesa pirja e duhanit ose obeziteti

12 November, 2025
“Mos ma prek familjen!”, marshim në Tiranë më 15 nëntor për mbrojtjen e familjes dhe jetës

“Mos ma prek familjen!”, marshim në Tiranë më 15 nëntor për mbrojtjen e familjes dhe jetës

12 November, 2025
Copyright © 2025 ALB UK News | Powered by ALB UK News
This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT
No Result
View All Result