Pas pezullimeve, rifillojnë fluturimet në SHBA

albnews
By
2 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Kompanitë amerikane rifilluan gradualisht fluturimet pas ndalimit të tyre më herët nga Administrata Federale e Aviacionit (FAA) për shkak të problemeve kompjuterike. Defekti solli në ndalimin e të gjitha fluturimeve me nisje territorin e ShBA-ve.

Shkaku i problemit, mbetet i paqartë, por zyrtarët amerikanë thanë se deri më tani nuk kanë gjetur asnjë provë për një sulm kibernetik.

Mbi 4,300 fluturime u shtynë dhe 700 të tjera u anuluan.

Administrata Federale e Aviacionit (FAA) punoi deri në orën 2 të mëngjesit të së mërkurës për ta bërë sistemin sërish funksional.

Fluturimet rinisën pak para orës vendore 8:30 të mëngjesit nga aeroportet e Njuarkut në Nju Xhersi dhe nga aeroporti i Atlantas në shtetin e Xhorxhias.

Presidenti amerikan Joe Bidenurdhëroi Departamentin e Transportit të hetojë çështjen. I pyetur nëse bëhej fjalë për një sulm kibernetik zoti Biden u tha gazetarëve në Shtëpinë e Bardhë: “Nuk e dimë”.

Një nga kompanitë amerikane të fluturimeve “United” tha se ka rifilluar punën. Megjithatë, kompania paralajmëroi udhëtarët se mund të vazhdojnë të përballen me vonesa dhe anulime.

“Rrjeti i transportit të Amerikës ka nevojë urgjente për përmirësime të thella. U bëjmë thirrje zyrtarëve federalë të modernizojnë infrastrukturën tonë jetike të udhëtimit ajror”, tha Geoff Freeman, President dhe drejtor Ekzekutiv i Shoqatës së Udhëtimit të SHBA-së, një grup që përfaqëson linjat ajrore amerikane, hotelet, kompanitë e makinave me qira dhe parqet argëtuese.

Agjencia gjermane e fluturimeve “Lufthansa” dhe “Air France” thanë se po vazhdojë fluturimet drejt dhe nga Shtetet e Bashkuara, ndërsa linja ajrore franceze tha se po monitoron situatën.

Operatori i aeroporteve ndërkombëtare të Parisit, “Charles de Gaulle” dhe “Orly”, tha se pret vonesa në fluturime.

Share This Article