Disa pamje dramatike të momentit kur anija detare e Britanisë, “HMS Queen Elizabeth” u godit nga një skuadrilje avionësh luftarakë rusë supersonikë po bëhen virale në mediat britanike.
Treshja e avionëve bombardues SU-24 u filmuan duke fluturuar drejt aeroplanmbajtëses që kushton rreth 3.2 miliardë paundë, ndërsa lundronte drejt Kanalit të Suezit. Pamjet e filmuara në qershor të 2021 gjatë misionit të parë operacional të Mbretëreshës Elizabeth, janë zbuluar sot përpara publikimit të një dokumentari të BBC-së për vendosjen shtatëmujore të anijes në Lindjen e Largët.
Në videon virale të publikuar nga DailyMail shihet momenti se si tre avionët luftarakë rusë vijnë me shpejtësi supersonike në drejtim të anijes britanike, një lëvizje që mund të kishte shkaktuar lehtësisht një katastrofë diplomatike. Në momentin kur avionët rusë po afroheshin drejt anijes, shihet se si ekipi i anijes bëhet gati për të reaguar, ndërsa avionët stealth F-35 bëhen gati për të fluturuar. Fregata ruse po përpiqej të “bllokonte” aeroplanmbajtësen dhe të ndalonte anijen të lëshonte avionët e saj. Këto pamje, mësohet të kenë ndodhur vetëm disa ditë përpara se forcat ruse të përlesheshin me një destrojer britanik në Detin e Zi. Kremlini në atë kohë pretendonte se Rusia tha se një nga varkat e saj patrulluese kishte gjuajtur të shtëna paralajmëruese ndaj “HMS Defender”, pasi disa bomba ishin hedhur para anijes.
Defender kishte qenë pjesë e grupit transportues të HMS Queen Elizabeth dhe po lundronte afër Krimesë, të cilën Rusia e kishte aneksuar ilegalisht nga Ukraina në 2014-n. Ishte hera e parë që nga Lufta e Ftohtë që Moska pranoi se përdori municion të vërtetë për të penguar një anije luftarake të NATO-s. Kremlini madje publikoi pamjet e filmuara nga një prej avionëve të tij sulmues Su-24M që tregonin HMS Defender duke lundruar jashtë Krimesë. Megjithatë, nuk ishte hera e parë që Marina Mbretërore është përballur me agresionin rus në vitet e fundit. Në maj 2018, pamjet e pabesueshme kapën momentin kur 17 avionë rusë u përplasën me “HMS Duncan” pranë brigjeve të Krimesë. Pamjet tregojnë avionët që rrotullohen rreth anijes përpara se të kthehen në hapësirën ajrore ruse me një nga pilotët që i dërgon një mesazh ekuipazhit të Duncan-it, duke i thënë “Paçi fat, djema”.