ALB UK News

Menu
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • UK
  • Kina
  • Diaspora
  • Bota
  • Maqedonia
  • Sports
  • Show – Biz
    • Kulture
    • Technologji
    • Opinion
    • Shendetesi
    • Shqiperia
    • Popular
  • ALBUK.TV
  • Kontakto
    • Live TV & Studio Kontakt
    • Termat dhe Kushtet
    • Terms and Condition
  TRENDING
Cristiano Ronaldo: Dalja në pension? Do të jetë e vështirë, ndoshta do të qaj 5 minutes ago
Ministri i Jashtëm Tajani: Fyerjet e Moskës forcojnë mbështetjen e Romës ndaj Ukrainës 7 minutes ago
Vjosa Osmani mandaton Glauk Konjufcën për formimin e Qeverisë së re 9 minutes ago
Lirohet nga qelia Alqi Bllako – U dënua me 2 vite e 8 muaj burg, GJKKO: E ka shlyer me paraburgimin 10 minutes ago
Bardhi publikon mesazhet e Ballukut me Berberin për Tunelin e Llogarasë: “Arta më tha se ka folur me ty…” 49 minutes ago
Next
Prev
Home Bota

Një jetë plot femra, por çfarë po ndodh sot me Jack Nicholson të mbyllur nga bota dhe miqtë?

albnews by albnews
14 January, 2023
in Bota, Kulture
0
Një jetë plot femra, por çfarë po ndodh sot me Jack Nicholson të mbyllur nga bota dhe miqtë?
  • Facebook
  • Share on X
  • LinkedIn
  • WhatsApp
  • Email
  • Copy Link

Jack Nicholson është mbyllur nga bota dhe miqtë e aktorit kanë frikë se ai do të përfundojë si Marlon Brando. “Do të vdesë i vetëm”, kanë deklaruar ata për portalin RadarOnline. Ka më shumë se një vit që kur protagonisti 85-vjeçar i filmave si “The Shining”, “Someone Flew Over the Cuckoo’s Nest” dhe “Something’s Changed” nuk është parë nga publiku dhe miqtë kanë frikën e një demence të mundshme.

Dalja e fundit i yllit hollivudia, tre herë fitues i Oskarit, daton në tetor 2021 kur ai shoqëroi djalin e tij 30-vjeçar Ray, në një lojë basketbolli.

RelatedPosts

Ministri i Jashtëm Tajani: Fyerjet e Moskës forcojnë mbështetjen e Romës ndaj Ukrainës

Tragjedi në Nepal/ 9 alpinistë humbin jetën nga dy ortekë, mes tyre italianë, gjermanë dhe francezë

Kina godet supermafian e Mianmarit, dënon me vdekje bosin e familjes mafioze që kontrollonte qytetin famëkeq të bixhozit dhe mashtrimit

Për sa i përket filmit të fundit të Nicholson-it duhet të ktheheni më shumë se dhjetë vjet mbrapa. Është komedia romantike e vitit 2011 “How Do You Know”, përballë Reese Witherspoon, Paul Rudd dhe Owen Wilson. Në vitin 2013 aktori kishte ndaluar së pranuari skenarë dhe role, duke u tërhequr efektivisht nga skena. “Probleme me kujtesën. Ai nuk i kujton më frazat e tij”, thanë burimet për RadarOnline.

Edhe pse kishte vetëm një grua, aktoren Sandra Knight me të cilën u takua në xhirimet e “The Wax Virgin” dhe me të cilën kishte vajzën e tij Jennifer, Nicholson ka pasur shumë lidhje të rëndësishme në jetën e tij.

Ndër më të njohurat janë ajo me këngëtaren e grupit “Mamas and Papas” Michelle Phillips dhe ajo që zgjati shtatëmbëdhjetë vite me aktoren Angelica Huston, e ndërprerë papritur për shkak të shtatzënisë së aktores dhe me modelen Rebecca Broussard. Nga kjo e fundit ai pati dy fëmijë: Ray dhe Lorraine. Partnerja e fundit zyrtare ishte kolegia Lara Flynn Boyle, por lidhja përfundoi në 2001.

Aktori u izolua në rezidencën e Beverly Hills, një vilë 300 metra katrorë në kodrat e Hollivudit, e blerë nga miku i tij Marlon Brando për 5 milionë dollarë dhe që aktori “e konsideron kështjellën e tij”.

Miqtë kanë frikë se “shpirti i vendit” po ndikon në involucionin e një ylli shoqëror dikur plot gjallëri. Aktori është në kontakt me disa të afërm, por ditët e jetës së tij shoqërore duket se kanë mbaruar. Edhe Brando, i cili vdiq në vitin 2004, vitet e fundit të jetës i kaloi i mbyllur në shtëpinë e tij superluksoze.

Prandaj është e pashmangshme të kesh frikë se Nicholson mund të përfundojë në të njëjtën mënyrë. “Miqtë e Jack bëjnë krahasime. Ray dhe Lorraine e vizitojnë atë, por ata janë kontakti i tij i vetëm me botën.”

albnews

albnews

Live ALBUK TV

Recent News

Cristiano Ronaldo: Dalja në pension? Do të jetë e vështirë, ndoshta do të qaj

Cristiano Ronaldo: Dalja në pension? Do të jetë e vështirë, ndoshta do të qaj

4 November, 2025
Ministri i Jashtëm Tajani: Fyerjet e Moskës forcojnë mbështetjen e Romës ndaj Ukrainës

Ministri i Jashtëm Tajani: Fyerjet e Moskës forcojnë mbështetjen e Romës ndaj Ukrainës

4 November, 2025
Vjosa Osmani mandaton Glauk Konjufcën për formimin e Qeverisë së re

Vjosa Osmani mandaton Glauk Konjufcën për formimin e Qeverisë së re

4 November, 2025
Lirohet nga qelia Alqi Bllako – U dënua me 2 vite e 8 muaj burg, GJKKO: E ka shlyer me paraburgimin

Lirohet nga qelia Alqi Bllako – U dënua me 2 vite e 8 muaj burg, GJKKO: E ka shlyer me paraburgimin

4 November, 2025
Copyright © 2025 ALB UK News | Powered by ALB UK News
This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT
No Result
View All Result