ALB UK News

Menu
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • UK
  • Kina
  • Diaspora
  • Bota
  • Maqedonia
  • Sports
  • Show – Biz
    • Kulture
    • Technologji
    • Opinion
    • Shendetesi
    • Shqiperia
    • Popular
  • ALBUK.TV
  • Kontakto
    • Live TV & Studio Kontakt
    • Termat dhe Kushtet
    • Terms and Condition
  TRENDING
Numri i popullsisë bie me ritme të frikshme në 2025-ën, Shqipëria kryeson rajonin 6 minutes ago
Mbyllja e TikTok-ut nuk ndikoi në minimizimin e dhunës në shkolla 10 minutes ago
Provat sekrete të SPAK për Ballukun në kasafortën e Kuvendit 12 minutes ago
Trump mbron politikën e tij kufitare: Zero imigracion i paligjshëm dhe një ekonomi në rritje 14 minutes ago
Çfarë janë asetet e ngrira të Rusisë, kapin vlerën e 300 miliardë eurove 20 minutes ago
Next
Prev
Home Kosova

GERMIN kërkon të trajtohen 4500 pako të fletëvotimeve të paverifikuara nga diaspora

albnews by albnews
11 October, 2019
in Kosova
0
GERMIN kërkon të trajtohen 4500 pako të fletëvotimeve të paverifikuara nga diaspora
  • Facebook
  • Share on X
  • LinkedIn
  • WhatsApp
  • Email
  • Copy Link

Organizata GERMIN ka njoftuar se është duke vëzhguar për herë të parë procesin e verifikimit e pakove të votave të dërguara përmes postës për Zgjedhjet e Parakohshme për Kuvendin e Kosovës, të mbajtura më 6 tetor 2019.

Përmes vëzhguesve të saj të akredituar, GERMIN po monitoron nga afër procesin e hapjes dhe vlerësimit të pakove me fletëvotime nga jashtë vendit.

RelatedPosts

BE heq masat ndaj Kosovës, Von Der Leyen: 216 milionë euro ndihmë financiare për vendin

Kosovës i lirohen 205 milionë euro nga BE-ja, në fillim të vitit të ardhshëm

BE i heq masat Kosovës, Rama ndërhyn teksa Osmani po jepte lajmin

Gjatë këtij procesi, GERMIN ka vërejtur se Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) i ka kualifikuar si të papranueshme afër 4536 pako me fletëvotime nga diaspora që kanë arritur në adresë të KQZ-së pas datës 5 tetor, por të cilat janë nisur me postë rreth 2 javë para datës së zgjedhjeve (një numër i konsiderueshëm i tyre figurojnë të dërguara me datë 19, 20 dhe 21 shtator 2019).

“Duke marrë për bazë afatin e shkurtër kohor por edhe problemeve të paparalajmëruara gjatë dërgesave postare, vonesa në arritjen e zarfeve me kohë është bërë për shkaqe objektive të postës, prandaj GERMIN kërkon nga KQZ që të vlerësohen dhe numërohen edhe këto pako që kanë arritur pas afatit përfundimtar të 5 tetorit. Mospranimi i votave pa faj të tyre do të nënkuptonte cenim të të drejtës kushtetuese të tyre për të votuar”, thekson GERMIN.

GERMIN vlerëson shumë vullnetin e lartë të diasporës për të ushtruar të drejtën e tyre për të votuar, prandaj kërkon që këto pako të pranohen, marrë për bazë që të gjitha janë dërguar para afatit të vendosur nga KQZ-ja. Sipas GERMIN, kjo do të ndikonte në rritjen e legjitimitetit demokratik, siç kemi kërkuar edhe para fillimit të procesit zgjedhor. 

Njëkohësisht GERMIN shpreh shqetësime rreth votave të dërguara me postë nga Republika e Serbisë, të cilat i kanë të gjitha zarfet me madhësi, ngjyrë dhe mbishkrim të njëjtë, gjë që lë hapësirë për dyshim se këto zarfe janë plotësuar dhe dërguar në mënyrë të orkestruar në adresë të KQZ-së. “Po ashtu ka edhe një jo konsistencë në dokumentet identifikuese brenda këtyre zarfeve, duke hasur në dokumente të cilat identifikojnë dy persona të ndryshëm nga ana e përparme dhe ajo e pasme e kartës identifikuese. GERMIN kërkon nga KQZ-ja që të mos lejojë që të bëhet një ndërhyrje e tillë jo-demokratike në sistemin zgjedhor”, njofton GERMIN.

albnews

albnews

Live ALBUK TV

Recent News

Numri i popullsisë bie me ritme të frikshme në 2025-ën, Shqipëria kryeson rajonin

Numri i popullsisë bie me ritme të frikshme në 2025-ën, Shqipëria kryeson rajonin

18 December, 2025
Mbyllja e TikTok-ut nuk ndikoi në minimizimin e dhunës në shkolla

Mbyllja e TikTok-ut nuk ndikoi në minimizimin e dhunës në shkolla

18 December, 2025
Provat sekrete të SPAK për Ballukun në kasafortën e Kuvendit

Provat sekrete të SPAK për Ballukun në kasafortën e Kuvendit

18 December, 2025
Trump mbron politikën e tij kufitare: Zero imigracion i paligjshëm dhe një ekonomi në rritje

Trump mbron politikën e tij kufitare: Zero imigracion i paligjshëm dhe një ekonomi në rritje

18 December, 2025
Copyright © 2025 ALB UK News | Powered by ALB UK News
This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT
No Result
View All Result